DIGICOM, lider në industrinë e telekomunikacionit, me kënaqësi njofton se është vlerësuar për: “Interneti më i shpejtë për vitin 2024” nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Ky vlerësim prestigjioz nxjerr në pah përkushtimin e DIGICOM për të ofruar shërbime interneti me shpejtësi të lartë dhe eksperiencën e jashtëzakonshme të përdoruesve.
SpeedChecker është një kompani ndërkombëtare e specializuar në testimin dhe benchmark-un e performancës së rrjeteve fikse dhe mobile. Duke analizuar të dhëna nga miliona teste në mbarë botën, SpeedChecker ofron njohuri mbi performancën e ofruesve të shërbimeve të internetit, duke ndihmuar përdoruesit të marrin vendimet e duhura në përzgjedhjen e operatorit dhe duke inkurajuar ISP-të të përmirësojnë shërbimet e tyre.
SpeedChecker mundëson testimin e të gjitha rrjeteve mobile dhe fikse të internetit, mbi bazën e një metodologjie të konsoliduar dhe konform standarteve të institucioneve ndërkombëtare të fushës si Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.
“Jemi të lumtur dhe të nderuar të marrim këtë vlerësim nga SpeedChecker,” shprehet Thoma Zbogo, CEO i DIGICOM. “Përkushtimi i ekipit tonë ndaj inovacionit dhe shërbimit të klientit ka qenë gjithmonë forca jonë. Ky certifikim vërteton përpjekjet tona dhe na motivon të vazhdojmë të vendosim standarde më të larta në sektorin e telekomunikacionit.”
Kjo arritje e DIGICOM është një dëshmi e investimeve strategjike në teknologji të avancuar dhe infrastrukturë. Gjatë vitit të kaluar, kompania ka përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e saj duke ofruar internet me shpejtësi deri në 2.5 Gbps nëpërmjet investimeve në teknologjinë XGSPON implementuar për herë të parë në Shqipëri dhe Rajon.
Certifikimi I Digicom si rrjeti më i shpejtë i internetit është dëshmi e vizionit tonë për ndërtimin e shoqërisë digitale Gigabit në Shqipëri me të njëjtin hap me vendet më të zhvilluara të Europës dhe Botës, komentoi këtë çmim Genci Hamzaraj, Drejtori i Departamentit Komercial.
Vlerësimi nga SpeedChecker konfirmon edhe njëherë kompaninë DIGICOM si një ofrues shërbimesh i besueshëm, inovativ me zgjidhje të avancuara dhe performancë superiore.