Prill, 2024
Në muajin Prill 2024 Digicom mori pjesë në Panairin e Punës të zhvilluar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë këtij panairi studentët u prezantuan me mundësitë e punësimit në Digicom, si dhe me paketat e internetit të personalizuara për studentët me 30% ulje.
Digicom ofron mundësi punësimi për studentët, të cilët kanë interes të zhvillohen nga ana profesionale në fushën e teknologjisë.
Panairi i Punës është një ngjarje e rëndësishme që synon të lidhë studentët dhe të diplomuarit me mundësitë e punësimit dhe praktikave profesionale. Pjesëmarrja në një panair të tillë mund të jetë shumë e dobishme si për studentët ashtu edhe për Digicom si punëdhënës.
Përfitimet për studentët dhe të diplomuarit:
1. Networking: Mundësi për të krijuar kontakte të rëndësishme me përfaqësuesit e kompanisë që ofrojnë vende pune apo praktika.
2. Informacion mbi karrierën: Njohuri për tregun e punës, kërkesat e punëdhënësit dhe llojet e pozicioneve të disponueshme.
3. Aplikime të drejtpërdrejta: Mundësi për të dorëzuar CV-të dhe për të aplikuar për vende pune apo praktika profesionale.
Panairi i Punës është një mundësi e shkëlqyer për të dyja palët për të maksimizuar përfitimet e tyre dhe për të ndërtuar një urë të fortë midis arsimit dhe tregut të punës.