Refero një mik dhe shpërblehuni të dy

Për çdo mik që sjell në Digicom përfitoni të dy.
1 muaj shërbim internet FALAS
për ju si referues dhe 50% ulje për mikun që sjell në Digicom.

 

Promocioni “Refero një Mik” i jep mundësinë çdo klienti ekzistues të ftojë miqtë e tij për t’u bashkuar në rrjetin Digicom nëpërmjet programit të referimit. Më anë të këtij promocioni, çdo klient do të pajiset me kodin e tij unik, të cilin mund t’a ndajë me miqtë e tij deri në 3 përdorime të kodit.

 

Detaje:

  • Nga ky promocion do të përfitojnë të gjithë klientët ekzistues rezidencialë që kanë një kontratë aktive
    me Digicom.
  • Për çdo mik i cili bashkohet me sukses në Digicom, referuesi përfiton shërbimin internet FALAS në faturën e radhës. Për rastet kur klienti ka bërë parapagim, muajin falas e përfiton pas përfundimit të periudhës së parapagimit. Për paketat bundle muaji falas është i vlefshëm vetëm për shërbimin internet,
    ndërsa shërbimi IPTV do të paguhet sipas kushteve të kontratës.
  • Miqtë e bashkuar në rrjetin Digicom do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat promocionale aktive në momentin e lidhjes së kontratës si edhe 50% ulje në muajin e parë të plotë për shërbimin internet, në rast parapagimi ulja do aplikohet vetëm për muajin e parë.
  • Në mënyrë që klienti ekzistues të përfitojë shpërblimin nga kjo promo duhet që lidhja e shërbimit internet për mikun e referuar të jetë e suksesshme.
  • Për të gjithë klientët të cilët janë jashtë afatit të kontratës dhe duan të përfitojnë nga ky promocion fillimisht do duhet të rinovojnë kontratën me Digicom.
  • Numri maksimal i referimeve që mund të bëjë një pajtimtar është 3.

 

Pyetje të shpeshta (FAQ’s)

 

Digicom ju jep mundësinë të ftoni deri në 3 miq, të cilët duhet të lidhin një kontratë të re me Digicom.

Kërkesa për të lidhur një kontratë të re mund të plotësohet në çdo dyqan Digicom, online apo me përfaqësuesit e shitjes në pikat e promovimit, nga vetë pajtimtari i kontratës. Në momentin e nënshkrimit të kontratës miku juaj paraqet kodin e referimit, pas lidhjes së shërbimit në ambient automatikisht ju do të përfitoni faturën e radhës të
shërbimit internet FALAS.

1 muaj FALAS për ty, 50% ulje për mikun që referon. Ulja do aplikohet vetëm në muajin e parë në paketën që përzgjedh për shërbimin internet.