Mënyra e re për të arritur SuksesProgresZhvillim
Bashkohu me ne! Këtu do të gjesh një ambient dinamik, me shumë mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar.


Kush Jemi Ne
E themeluar në vitin 2014, Digicom sjell për herë të parë në Shqipëri, një rrjet tërësisht dhe vetëm me Fibër Optike deri në premisat tuaja. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm me teknologjinë e së ardhmes. Rritemi çdo ditë falë besimit të klientëve tanë.
Jemi këtu për të ofruar çfarë premtojmë!
Historia jonë
Jemi një biznes, që kemi filluar me ide të mëdha inovatore për ti sjellë tregut Shqiptar mundësinë për të pasur internet me shpejtësi të lartë dhe të aksesueshme për të gjithë.
2014

KRIJOHET DIGICOM
Në Gusht 2014, Digicom lëshon sinjalin. Për më pak se një vit, Digicom lidh rrjetin e parë, tërësisht dhe të vetëm me 100% fibër optike rreth 1,000 klient.
2018

Të parët që sjellim shpejtesinë Gigabit në shtëpi në Shqipëri
Digicom sjell në treg për herë të parë në Shqipëri, shpejtesinë Gigabit në shtëpinë tuaj nëpërmjet fibrës optike. Infrastruktura e fibrës optike është ndërtuar për të ardhmen, pasi të gjitha shërbimet në të ardhmen pritet të ofrohen nëpërmjet fibrës optike dhe jo më nëpërmjet ADSL, COAX etj.
Vetëm nëpërmjet kësaj teknologjie Digicom ka arritur të ofrojë shpejtësi interneti ekstreme siç është 1 Gigabit, shpejtësi e cila ofrohet për herë të parë në Shqipëri në Gusht 2018, për abonentët familjarë duke e bërë Shqipërinë vendin e tretë në ballkan pas Rumanisë dhe Bullgarisë që ofron një shpejtësi të tillë.
2019

PARTNERË TË RINJ POTENCIAL I RI
Digicom i bashkohet familjes së ATU ( Albanian Telecommunication Union), i cili ofron kapacitete me shumicë në Shqipëri nëpërmjet fibrave optike, si për shërbime të dhënash ashtu dhe për internet. Konsiderohet rrjeti “backbone” i Shqiperisë me 100% fibër optike.
Tashmë kemi dhe zyra të reja tek ABA Business Center.
2020
