Pezullimi i Shërbimit

Pezullimi i shërbimit u mundëson të gjithë klientëve Digicom të ndalojnë përkohësisht shërbimet e tyre të internetit, IPTV-së dhe/ose telefonit fiks me një kosto minimale, në rastet kur ata nuk do ta përdorin shërbimin për një kohë të caktuar.

Pezullimi i shërbimit nuk mund të kërkohet më shumë se dy herë brenda një viti kalendarik, për një periudhë totale prej tre (3) muajsh. Në momentin e pezullimit të shërbimit, pajtimtari do të jetë i detyruar të paguajë tarifën e aktivizimit të shërbimit për çdo rast pezullimi/aktivizimi, nëse ka.

Çmimet për pezullimin e shërbimit janë si më poshtë:

  1. Pezullim për 1 muaj: 600 lekë
  2. Pezullim për 2 muaj: 1000 lekë
  3. Pezullim për 3 muaj: 1200 lekë

Kjo tarifë do të parapaguhet nga klienti kur kërkon të aktivizojë shërbimin.