Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron suport teknik për përdoruesit në nivelin e parë, përmes telefonit, emailit ose ticketing system.
- Identifikon dhe zgjidh probleme të zakonshme me kompjuterët, printerat, rrjetin dhe software bazik.
- Regjistron dhe menaxhon ticket-et në sistemin e suportit.
- Eskalon çështjet më komplekse te niveli i dytë i suportit (L2).
- Ndihmon në konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve IT për përdoruesit e rinj.
- Edukon përdoruesit për praktika të sigurta dhe efikase në përdorimin e pajisjeve dhe sistemeve IT.
Kriteret dhe Kualifikimet
- Diplomë e mesme/Universitare në Teknologji Informacioni, Informatikë ose fusha të ngjashme.
- Njohuri bazë networking në sistemet operative Windows dhe aplikacione Microsoft Office.
- Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje të problemeve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Përvoja e mëparshme në një rol të ngjashëm është avantazh.
- Të jetë i disponueshëm për rotacion në turnin 1/2/3.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së
e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887
mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.