E themeluar në vitin 2014, Digicom sjell për herë të parë në Shqipëri, një rrjet tërësisht dhe vetëm me
Fibër Optike deri në premisat tuaja. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm me teknologjinë e së ardhmes.
Rritemi çdo ditë falë besimit të klientëve tanë.
Jemi këtu për të ofruar çfarë premtojmë!
Jemi një biznes, që kemi filluar me ide të mëdha inovatore për ti sjellë tregut Shqiptar mundësinë për të pasur internet me shpejtësi të lartë dhe të aksesueshme për të gjithë.
Në Gusht 2014, Digicom lëshon sinjalin. Për më pak se një vit, Digicom lidh rrjetin e parë, tërësisht dhe të vetëm me 100% fibër optike rreth 1,000 klient.
Digicom sjell në treg për herë të parë në Shqipëri, shpejtesinë Gigabit në shtëpinë tuaj nëpërmjet fibrës optike. Infrastruktura e fibrës optike është ndërtuar për të ardhmen, pasi të gjitha shërbimet në të ardhmen pritet të ofrohen nëpërmjet fibrës optike dhe jo më nëpërmjet ADSL, COAX etj. Vetëm nëpërmjet kësaj teknologjie Digicom ka ar- ritur të ofrojë shpejtësi interneti ekstreme siç është 1 Gigabit, shpejtësi e cila ofrohet për herë të parë në Shqipëri në Gusht 2018, për abonentët famil- jarë duke e bërë Shqipërinë vendin e tretë në ball- kan pas Rumanisë dhe Bullgarisë që ofron një shpejtësi të tillë.
Digicom i bashkohet familjes së ATU (Albanian
Telecommunication Union), i cili ofron kapacitete
me shumicë në Shqipëri nëpërmjet fibrave optike,
si për shërbime të dhënash ashtu dhe për internet.
Konsiderohet rrjeti “backbone” i Shqiperisë me 100% fibër optike.
Tashmë kemi dhe zyra të reja tek ABA Business Center.
Finalizohet bashkëpunimi Digicom Nokia. I gjithë
rrjeti i Digicom, fillon migrimin nga ZTE në Nokia,
për ti dhënë klientëve tanë një rrjet të besuar dhe
me investime për të ardhmen.
Shtrihemi në Durrës, Dhërmi dhe Palasë
Për herë të parë në Shqipëri e rajon, Digicom sjell teknologjinë XGSPON duke ofruar shpejtësi edhe më të larta për klientët deri në 2.5 Gbps në Lan dhe deri në 1 Gbps në WiFi-6. Ky është një investim tjetër strategjik per t’ju sjellë gjithmonë klientëve zgjidhje sa më inovatore.