Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndërveprim me klientët nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit për të arritur një eksperiencë të mirë të shërbimit të klientit.
- Të identifikojë dhe vlerësojë saktë kërkesat/ankesat e klientëve për të ofruar suportin ndaj tyre
- Të menaxhojë dhe të trajtojë ankesat e klientëve, duke u siguruar që ato të zgjidhen në mënyrë të shpejtë dhe efikase dhe brenda afateve kohore.
- Hedhja, përpunimi dhe përditësimi i të dhënave në sistem.
- Shpjegimi dhe informimi i kushteve dhe shërbimeve shtesë të kontratës.
- Eskalimi i rasteve dhe ndërveprimi me departamente të tjera të kompanisë.
- Sqarim dhe verifikim të pagesave.
- Skanim/arkivim i kontratave fizike.
Kriteret dhe Kualifikimet:
- Aftësi të larta komunikimi.
- Aftësi bindëse.
- Aftësi për të punuar në presion dhe fluks.
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të përdorur kanale të ndryshme komunikimi.
- Aftësi për të kuptuar saktë kërkesat ankesat e klientëve.
- Aftësi për trajtimin e situatave të ndërlikuara dhe zgjidhjen e tyre.
- Njohuri të përgjithshme të PC.
- Njohuri të gjuhës angleze, preferohet edhe italisht.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.