Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi i projekteve me fibër optike FTTx, përfshirë ngjitjen (splicing) e fibrës optike, testimin sipas standardeve përkatëse dhe zgjidhjen në kohë të problematikave, duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e shërbimit të përcaktuar.
- Mirëmbajtja e rrjetit, identifikimi i dëmtimeve dhe mobilizimi i të gjitha burimeve për të minimizuar kohën e zgjidhjes së incidenteve.
- Raportimi dhe propozimi i zgjidhjeve përfundimtare për problemet e hasura.
- Kryerja e inspektimeve dhe kontrollit të infrastrukturës dhe rrjetit në intervale të përcaktuara. Kontrolli i elementeve të rrjetit si xhunto, panele, kaseta dhe komponentë të tjerë të rrjetit FTTx.
- Sigurimi që të gjitha komponentët e rrjetit të jenë të dokumentuara dhe të emërtuara sipas standardeve të kompanisë.
- Kujdesi për raportimin dhe dorëzimin e dokumentacionit pas përfundimit të punës.
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit të projektit.
- Raportimi i drejtpërdrejtë tek Menaxheri i Linjës.
- Zbatimi i rregullores së sigurisë teknike në mënyrë rigoroze.
- Inspektimi periodik i pajisjeve personale të sigurisë dhe raportimi për çdo rast dëmtimi, mungese ose nevojë për rinovim.
Kriteret dhe Kualifikimet
- Eksperiencë në ngjitjen e fibrës optike në projekte FTTx, GPON, etj.
- Çdo trajnim shtesë në këtë fushë përbën avantazh.
- Eksperiencë në përdorimin e pajisjeve matëse dhe ngjitëse si: OTDR, Mass Fusion Splicer, Power Meter, etj.
- Aftësi shumë të mira në punimet me fibër optike, përgatitjen e xhuntove, paneleve dhe ngjitjen e fibrës në kaseta për rrjetin GPON.
- Aftësi të shkëlqyera në matjet e rrjetit optik dhe në identifikimin e problematikave teknike.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të organizuar punën në mënyrë efektive.
- Të jetë i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar.
- Arsimi i mesëm ose i lartë teknik preferohet.
- Leje drejtimi automjeti e vlefshme.
- Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, në raste nevoje.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.