Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi i projekteve me fibër optike FTTx; shtrimi i fibrës sipas standardeve përkatëse dhe zgjidhja në kohë e problematikave, duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e kërkuar të shërbimit.
- Mirëmbajtja e rrjetit; identifikimi i dëmtimeve dhe mobilizimi i të gjitha burimeve për të minimizuar kohën e zgjidhjes së incidenteve.
- Raportimi dhe propozimi i zgjidhjeve përfundimtare për problemet teknike.
- Raportim i rregullt tek përgjegjësi i grupit.
- Sigurimi që rregullorja e sigurisë teknike të zbatohet në mënyrë rigoroze.
Kriteret dhe Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në shtrimin e fibrës optike dhe në projekte të tipit FTTx, GPON, etj.
- Aftësi të mira teknike për punime me fibër optike, përfshirë shtrimin e saj në rrjetet nëntokësore, ajrore dhe në fasada.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të organizuar punët e ekipit.
- Të jetë i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar.
- Preferohet arsim i mesëm teknik.
- Leje drejtimi automjeti e vlefshme.
- Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, kur është e nevojshme.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.