Specialist i Suportit Teknik – Instalator

Informacion i përgjithshëm

Pozicioni

Specialist i Suportit Teknik – Instalator

Tipi i punës

Full-time

Lokacioni

Tiranë / Shqipëri

Mënyra e punës

On-Site

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi dhe konfigurimi i pajisjeve fundore.
  • Mbështetje për grupet teknike në terren me informacion dhe konfigurimin e pajisjeve fundore.
  • Zgjidhja e problematikave teknike që mund të shfaqen gjatë proceseve në terren.
  • Përgatitja dhe koordinimi i planit ditor të punës për grupet teknike.
  • Koordinimi i aktiviteteve të grupeve teknike gjatë realizimit të projekteve.

Kriteret dhe Kualifikimet:

  • Arsimi: Arsimi i Lartë në fushat e Telekomunikacionit, Teknologjisë së Informacionit, Elektronikës, ose degë të ngjashme.
  • Gjuhë të huaja: Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri Kompjuterike: Përdorim i avancuar i Microsoft Office.
  • Kualifikime speciale: Njohuri të rrjetit me fibra optike (PON), Sistemet CRM, dhe Radius.
  • Eksperiencë e përgjithshme: Eksperiencë të mëparshme në fushën e telekomunikacionit është e preferueshme.
  • Aftësi personale: Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi të proceseve. Aftësi për të mësuar shpejt, veçanërisht në lidhje me teknologjitë dhe njohuritë e nevojshme për pozicionin.
  • Aftësi ndërpersonale: Aftësi për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar me kolegët në mënyrë efikase.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

 

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.