Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon portofolin e klientëve aktual dhe angazhohet në arritjen e objektivave/targetit të paracaktuar për klientët biznes.
- Identifikon mundësi të reja biznesi, ndërton dhe ruan marrëdhënie me klientët kyç.
- Identifikon nevojat specifike të klientëve, ofron informacione teknike për produktet dhe jep rekomandime dhe zgjidhjet e duhura.
- Monitoron dhe analizon trendet e tregut dhe raporton rregullisht te supervizori i tij.
Kriteret kryesore:
- Diplomë universitare në Administratë Biznesi, Menaxhim, Inxhinieri ose ndonjë fushë të ngjashme.
- Më shumë se 3 vjet eksperiencë në shitje, menaxhim projektesh, etj.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, njohja e ndonjë gjuhe tjetër përbën avantazh.
- Njohuri të mira në paketën Office, CRM dhe ERP;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim.
- Aftësi për të vepruar me integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet.
- Aftësi të forta analitike dhe ndaj zgjidhjes së problemeve.
- Patentë shoferi klasi B.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.