Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave të shpenzimeve të përgjitshme dhe administrative mujore.
- Regjistrimi i shpenzimeve për faturat e pambërritura.
- Përllogaritje dhe regjistrimi i shpenzimeve të periudhave të ardhshme.
- Rakordim dhe ndjekje e marrëdhënieve me furnitorët me baza mujore dhe vjetore.
- Rakordim dhe ndjekje e marrëdhënieve klering me furnitorët dhe netimet mujore.
- Pregatit faturat e lëshuara në emër të blerësit për qiratë e ambjenteve dhe përllogarit tatimin në burim për to.
- Pregatit faturat tatimore për autongarkesat për furnitorët e huaj.
- Mban dhe administron dokumentacionin financiar në lidhje me detyrat që mbulon.
- Kryen çdo detyrë tjeter të kërkuar nga eprorët e saj/tij brenda departamentit të financë-kontabilitetit.
Kriteret dhe Kualifikimet:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë dega Financë.
- Të ketë eksperiencë pune, përbën avantazh në kompani telekomunikacioni.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
- Të dijë të përdorë programin Financa 5.0 ose çdo program tjetër financiar.
- Të jetë korrekt, i mirëorganizuar dhe i/e saktë.
- Të organizojë dhe kryejë disa detyra njëkohësisht.
- Të jetë i/e komunikueshëm.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
- Të ruaje konfidencialitetin.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.