Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Aftësi për të analizuar të dhënat e klientëve dhe për të identifikuar faktorët që ndikojnë në churn;
- Përdorimi i programeve si Excel,dhe sistemeve CRM;(Jo domosdosmerisht)
- Zbatimi i strategjive dhe programeve për mbajtjen e klientëve, duke përdorur qasje të personalizuara.
- Puna ngushtë me departamentet e tjera, veçanërisht shitjet dhe shërbimin ndaj klientit, për të siguruar përputhjen e strategjive dhe komunikimit.
- Monitorimi dhe raportimi i rregullt i churn rate-it dhe metrikave të tjera të lidhura me klientët.
- Trajtimi i ankesave të klientëve me profesionalizëm dhe ofrimi i zgjidhjeve të shpejta dhe efektive.
- Krijimi i iniciativave për të rritur kënaqësinë e klientëve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata.
- Propozimi dhe implementimi i përmirësimeve në proceset ekzistuese bazuar në analizat dhe feedback-un e klientëve.
- Trajtimi i nje protofoli te permuajshem klientesh me qellim uljen e klienteve debitor.
Kriteret dhe Kualifikimet:
- Diplomë Universitare.
- Pervoja e punes në shërbimin ndaj klientit, retention, churn management ose role të ngjashme perben avantazh.
- Aftësi të forta në oratori dhe komunikim bindës, për të argumentuar qartë dhe për të ndikuar pozitivisht te klientët.
- Njohuri të mira mbi strategjitë e mbajtjes së klientëve dhe churn management.
- Aftësi të shkëlqyera në analizën e të dhënave dhe përdorimin e mjeteve analitike (Excel, CRM).
- Aftësi të forta komunikimi verbal dhe të shkruar në shqip dhe anglisht.
- Proaktivitet, qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion.
- Njohuri mbi tregun dhe industrinë e telekomunikacionit/internetit përbën avantazh.
Pse të na bashkoheni?
Ne ofrojmë një ambient pune dinamik dhe sfidues, ku mund të kontribuoni direkt në përmirësimin e përvojës së klientëve tanë. Ky është një rol që ofron mundësi të mëdha për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.