Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikon mënyrën e realizimit të objektivave të përgjithshme dhe të detajuara të sektorit, përcakton prioritetet që duhet të përmbushen, si dhe mbikqyr dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
- Drejton dhe koordinon punën e sektorit të kontabilitetit, si dhe siguron që nuk ka pengesa komunikimi dhe koordinimi midis stafit në varësi, apo ndërmjet tyre dhe stafit jashtë sektorit;
- Manaxhon zhvillimin, dokumentimin, zbatimin, dhe përmirësimin e politikave kontabel, procedurave dhe proceseve te kompanise.
- Siguron që kompania aplikon praktikat më të mira në përputhje me të gjitha standardet e kontabilitetit dhe detyrimeve ligjore të raportimit.
- Përgjegjës për të siguruar integritetin e të dhënave që mbahen në kontabilitet dhe sigurinë qe informacionet financiare te raportuara në pasqyrat financiare janë të plota, të sakta dhe te dokumentuara ne menyren e duhur.
- Vlerëson nevojat dhe problemet për çështjet teknike që kërkojnë zgjidhje në mbarëvajtjen e punëve të sektorit dhe brenda autoritetit të tij vendimmarrës, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
- Përcjell vlerat, misionin dhe vizionin tek stafi në varësi, si dhe siguron që rregullat e etikës dhe disiplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
- Raporton në mënyrë periodike tek Drejtori i Departamentit sipas kërkesës së këtij të fundit;
- Suporton në mënyrë të drejtpërdrejtë Drejtorin e Departamentit, lidhur me ndërmarrjen e nismave të ndryshme.
Përgjegjësi specifike:
- Harton dhe orienton politiken kontabel te kompanise ne perputhje me standardet e kontabilitetit, dispozitat ligjore ne fuqi dhe procedurat e kompanise;
- Pergjegjes per manaxhimin e stafit te kontabilitetit;
- Manaxhon zgjidhjen e problemeve te mundshme;
- Percakton trajtimin e duhur per transaksionet financiare dhe dokumentacionin suportues te nevojshem;
- Përgjegjës për percaktimin, menaxhimin dhe kontrollin e Listes se Llogarive dhe qendrave te kostos
- Orienton politikat kontabel per kapitalizimin e aseteve fikse;
- Kontrollon ne baza mujore regjistrimet ne kontabilitet;
- Pergjegjese per te qene e perditesuar me ndryshimet ligjore tatimore dhe te kontabilitetit dhe informimi i stafit te kontabilitetit ne lidhje me keto ndryshime;
- Manaxhon procesin e raportimit mujor financiar per qellime manaxheriale;
- Kryen analiza financiare, analiza kostosh;
- Kontrollon me baze mujore llogaritjet e bonuseve;
- Ne bashkepunim me specialistin e kontabilitetit per asetet, pregatit rregjistrin e aseteve dhe kontrollon shpenzimet e amortizimit per secilen kategori;
- Manaxhon procesin e pergatitjes se Pasqyrave Finaciare te detajuara dhe shenimeve shpjeguese per qellime manaxheriale;
- Pergatitja e listepagesave mujore dhe deklarimi i tyre ne e-filing;
- Kontrollon dhe deklaron Librat e shitjes dhe te blerjes, deklaraten e TVSH-se, tatimin ne burim dhe cdo deklarate tjeter brenda afateve te percaktuara me ligj;
- Pergjegjese per llogaritjet e shtyrjes se te ardhurave me baze mujore/vjetore dhe kontabilizimin e ketyre veprimeve;
- Rakordimi dhe kontrolli i shpenzimeve me permbledhesen e librave te blerjes;
- Ndjek procedurat ligjore per shmangien e taksimit te dyfishte per sherbimet nga furnitoret e huaj;
- Pregatit draft raportet qe lidhen me kerkesat e raportimeve financiare me baze 3 mujore/1 vjecare nga AKEP dhe AMA;
- Pregatit draft pasqyrat financiare dhe asiston ne pregatitjen perfundimtare te bilancit vjetor te shoqerise;
- Asiston ne pregatitjen e draft pasqyrave per buxhetin dhe parashikimet per periudhat e ardhshme;
- Koordinon dhe suporton procesin e auditit te jashtem;
- Kryen çdo detyrë tjeter të kërkuar nga Drejtori i Financës;
- Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë;
Kualifikimet / Kërkesat
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë dega Financë/Kontabilitet.
- Të ketë eksperiencë pune.
- Te ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
- Të dijë të përdorë programin Financa 5.0 dhe/ose cdo program tjeter kontabiliteti.
- Të jetë analitik dhe i/e saktë.
- Të organizoje dhe kryejë disa detyra njëkohësisht.
- Të jetë i/e komunikueshëm.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.