Projektues Rrjeti (FTTH)

Informacion i përgjithshëm

Pozicioni

Projektues Rrjeti (FTTH)

Tipi i punës

Full-time

Lokacioni

/ Shqipëri

Mënyra e punës

On-Site

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Projektimi i rrjeteve FTTH bazuar në kërkesat teknike dhe nevojat e klientit.
  • Përgatitja e planeve dhe dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrjeteve.
  • Hartimi dhe optimizimi i ruterëve të fibrave optike dhe kabllove në terren.
  • Koordinimi me ekipet teknike për zbatimin e projekteve.
  • Verifikimi dhe testimi i infrastrukturës për të siguruar performancë maksimale.
  • Përditësimi i dokumentacionit bazuar në ndryshimet dhe zhvillimet e rrjetit.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në projektimin e rrjeteve të fibrave optike (FTTH).
  • Njohuri të shumë të mira ne teknologjinë GPON
  • Aftësi në përdorimin e softuerëve CAD për dizajn teknik.
  • Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje problemesh.
  • Njohuri mbi standardet dhe rregulloret ndërkombëtare në ndërtimin e rrjeteve.

Përfitimet:

  • Pagë konkurruese bazuar në performancë dhe eksperiencë.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim të vazhdueshëm.
  • Ambjent pune miqësor dhe bashkëpunues.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

 

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.