Marketing specialist

Informacion i përgjithshëm

Pozicioni

Marketing specialist

Tipi i punës

Full-time

Lokacioni

Tiranë / Shqipëri

Mënyra e punës

On-Site

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon, zbaton dhe monitoron kanalet e komunikimit të marketingut si: TV media, radio, banderola në internet, OOH, marketing me e-mail, printim, tregtim dhe ngjarje.
  • Kontribuon me ide dhe zgjidhje për të përmbushur objektivat e biznesit.
  • Bashkepunon me agjenci kreative për të krijuar fushata marketingu, spote dhe prodhime radiofonike, dizajne kreative, fushata dixhitale, materiale promovuese, përmbajtje për website, etj.
  • Shkruan, korrigjon dhe modifikon përmbajtjen krijuese dhe teknike në kanale të ndryshme komunikimi.
  • Analizon dhe raporton mbi performancën dhe efikasitetin e fushatave, (shikueshmëri, shpërndarje në masë, etj.).
  • Bashkëpunon me departamentin e shtijes dhe departamentet e tjera për të mbështetur proceset dhe përditësimet e fushatës.
  • Analizon tendencat e industrisë dhe monitoron aktivitetet e konkurrentëve për të identifikuar mundësitë e reja për produkte ose përmirësime shërbimesh, si edhe analizimi i sjelljes së konsumatorëve për të identifikuar trende dhe mundësi të reja në treg.
  • Zhvillon dhe krijon materiale marketingu dhe siguron që udhëzimet e markës janë përmbushur.
  • Ndihmon me planifikimin dhe përgatitjen aktiviteteve promocionale të drejtpërdrejta, si evente të marketingut, evente, panaire, fushata në dyqane, dhe aktivitetet “door-to-door” për klientët e synuar. Koordinon procesin e prodhimit të materialeve, përgatitjen e ekspozimit dhe shpërndarjen e materialeve (broshura, flyers) për fushatat BTL.për të rritur ndërgjegjësimin për markën.
  • Detyra të tjera të lidhura sipas nevojave të departamentit.

Kriteret kryesore:

  • Diplomë në Marketing, Biznes ose një fushë të ngjashme.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë në marketing.
  • Njohuri te avancuara në platfomat e mediave sociale, Google, LinkedIn dhe Websites.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për analizën e të dhënave.
  • Aftësi të forta komunikimi.
  • Aftësi në shkrim dhe redaktim të përmbajtjes me vëmendje në detaje.
  • Aftësi të forta për prioritizimin, organizimin dhe menaxhimin e projektit.
  • Njohës i mirë i gjuhës Angleze.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

 

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.