Përfaqësues i Shitjeve për Biznesin

Informacion i përgjithshëm

Pozicioni

Përfaqësues i Shitjeve për Biznesin

Tipi i punës

Full-time

Lokacioni

Tiranë / Shqipëri

Mënyra e punës

On-Site

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon portofolin e klientëve aktual dhe angazhohet në arritjen e objektivave/targetit të paracaktuar për klientët biznes.
  • Identifikon mundësi të reja biznesi, ndërton dhe ruan marrëdhënie me klientët kyç.
  • Identifikon nevojat specifike të klientëve, ofron informacione teknike për produktet dhe jep rekomandime dhe zgjidhjet e duhura.
  • Monitoron dhe analizon trendet e tregut dhe raporton rregullisht te supervizori i tij.

Kriteret kryesore:

  • Diplomë universitare në Administratë Biznesi, Menaxhim, Inxhinieri ose ndonjë fushë të ngjashme.
  • Më shumë se 3 vjet eksperiencë në shitje, menaxhim projektesh, etj.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, njohja e ndonjë gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Njohuri të mira në paketën Office, CRM dhe ERP.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi për të vepruar me integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet.
  • Aftësi të forta analitike dhe ndaj zgjidhjes së problemeve.
  • Patentë shoferi klasi B.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

 

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.