Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen instalimin ose mirëmbajtjen e rrjetit fundor me fibër optike nga kaseta e Digicom deri në ambientin e klientit.
- Identifikon problemet e mundshme në terren dhe i jep zgjidhje.
- Instalon, konfiguron modemin për shërbimin e internetit me fibër optike si dhe pajisjen Set Top Box për shërbimin IPTV në ambjentin e klientit.
- Plotëson formularin e dorëzimit të sherbimit në ambientin e klientit me të dhënat për pajisjet e instaluara.
- Tërheq nga magazina dhe miradministron bazën e nevojshme materiale, si edhe pajisjet që instalohen tek klienti për çdo instalim/mirëmbajtje në rrjetin fundor.
Kriteret kryesore:
- Edukimi: Preferohet të ketë përfunduar Arsimin Profesional.
- Eksperienca nuk është e detyrueshme.
- Gjuhë e huaj: Preferohet Anglisht.
- Patentë shoferi: Klasi B.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.