Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me agjenci reklamash për të krijuar content dhe designet e postimeve në Social media dhe Website-in e Digicom.
- Bashkëpunon me agjenci reklamash për të krijuar fushata të paguara online si: Ads në Meta, Google, LinkedIn etj.
- Shkruan, korrigjon dhe modifikon përmbajtjen krijuese dhe teknike në website-in e kompanisë dhe për kanale të ndryshme komunikimi.
- Analizon tendencat e industrisë dhe monitoron aktivitetet e konkurrentëve për të identifikuar mundësitë e reja të marketingut.
- Analizon dhe raporton periodikisht mbi performancën dhe efikasitetin e fushatave duke analizuar KPI te ndryshme të fushatave digitale.
- Analizon dhe raporton fushatat online të konkurrencës për të evidentuar prezencën e tyre online.
- Bashkëpunon me departamentet e ndryshme të kompanisë për të mbështetur proceset dhe përditësimet e fushatës.
- Zhvillon dhe krijon materiale marketingu dhe siguron që udhëzimet e markës janë përmbushur.
- Kontribuon me ide dhe zgjidhje për të përmbushur objektivat e biznesit.
- Detyra të tjera të lidhura sipas detyrës.
Kriteret kryesore:
- Diplomë në Marketing, Biznes ose një fushë të ngjashme.
- Të ketë mbi 2 vite eksperiencë në marketing.
- Njohuri te avancuara në platfomat e mediave sociale, Google, LinkedIn dhe Websites.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për analizën e të dhënave.
- Aftësi të forta komunikimi.
- Aftësi në shkrim dhe redaktim të përmbajtjes me vëmendje në detaje.
- Aftësi të forta për prioritizimin, organizimin dhe menaxhimin e projektit.
- Njohës i mirë i gjuhës Angleze.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.