Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpret dhe orienton të ftuarit për takime, intervista etj, të cilët paraqiten pranë recepsionit të kompanisë.
- Përgjigjet telefonatave dhe bën transferimin e tyre në departamentet përkatëse, sipas kërkesës së telefonuesit.
- Regjistron dhe orienton postën në hyrje dhe dalje.
- Ruan skedulin e takimeve që organizohen nga njësi të ndryshme të kompanisë për të cilën nevojitet përdorimi i zyrës së takimeve.
- Kujdeset për pastërtinë e zyrave duke njoftuar grupet e pastrimit.
- Realizon detyra të tjera të cilat caktohen nga Menaxheri i Burimeve Njerëzore.
Kriteret kryesore:
- Të ketë mbaruar universitetin.
- Gjuhë të huaja: Anglisht.
- Të jetë i komunikueshëm.
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë.
- T’u përshtatet orareve të ndryshme të punës.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.