Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezanton, promovon dhe shet produkte/shërbime.
- Analizon kërkesat e klientëve potencial për të përmbushur nevojat e tyre.
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie profesionale me klientët.
- Përshpejton zgjidhjen e problematikave dhe ankesave, duke i deleguar ato për zgjidhje në departamentet përkatëse, me qëllim maksimizimin e kënaqësisë së klientëve.
- Follow up i kontakteve të portofolit.
- Ndjekja e takimeve ditore.
- Kryerja e negociatave për nënshkrimin e kontratave me klientët.
- Sugjeron alternativa për të plotësuar kërkesat specifike të klientëve.
Kriteret kryesore:
- Edukimi: Të ketë mbaruar universitetin
- Gjuhë të huaja: Anglisht
- Të jetë i komunikueshëm
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë
- T’u përshtatet orareve të ndryshme të punës.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.