Specialist marketingu

Informacion i përgjithshëm

Pozicioni

Specialist marketingu

Tipi i punës

Full-time

Lokacioni

Tiranë / Shqipëri

Mënyra e punës

On-Site

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon, zbaton dhe monitoron kanalet e komunikimit të marketingut si: Media Sociale, TV, radio, banera në portale, OOH, marketing me e-mail, printim dhe evente.
  • Bashkëpunon me agjenci reklamash për të krijuar fushata marketing, spote dhe prodhime radiofonike, dizajne kreative, fushata dixhitale, ads ne Meta, Google etj.
  • Bashkëpunon me departamentet e ndryshme të kompanisë për të mbështetur proceset dhe përditësimet e fushatës.
  • Kontribuon me ide dhe zgjidhje për të përmbushur objektivat e biznesit.
  • Zhvillon dhe krijon materiale marketingu dhe siguron që udhëzimet e markës janë përmbushur.
  • Shkruan, korrigjon dhe modifikon përmbajtjen krijuese dhe teknike në website-in e kompanisë dhe për kanale të ndryshme komunikimi.
  • Analizon tendencat e industrisë dhe monitoron aktivitetet e konkurrentëve për të identifikuar mundësitë e reja të marketingut.
  • Analizon dhe raporton mbi performancën dhe efikasitetin e fushatave.
  • Detyra të tjera të lidhura sipas detyrës.

Kriteret kryesore:

  • Diplomë në Marketing, Biznes ose një fushë të ngjashme.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë në marketing.
  • Njohuri te avancuara ne platfomat e mediave sociale, Google dhe websites.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për analizën e të dhënave.
  • Aftësi të forta komunikimi.
  • Aftësi në shkrim dhe redaktim të përmbajtjes me vëmendje në detaje.
  • Aftësi të forta për prioritizimin, organizimin dhe menaxhimin e projektit.
  • Njohës i mirë i gjuhës Angleze.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

Afati i fundit i aplikimit është data 31 Korrik 2024, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.