Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton dhe perditeson planin e shperndarjes se automjeteve, sipas cdo departamenti dhe njesie.
- Pregatit dhe administron Formularet e Dorezimit per cdo automjet.
- Sigurohet qe per cdo automjet te shoqerise, formulari te jete me te dhenat e perditesuara dhe i firmosur nga perdoruesi me i fundit.
- Harton dhe administron dokumentacionin per cdo automjet, duke mbajtur rekorde edhe per problematika te vecanta sipas rastit.
- Harton dhe ndjek planin e sherbimeve te mirembajtjes per te gjitha automjetet e shoqerise, duke siguruar vijimesine normale te punes.
- Ndjek te gjitha procedurat dhe sigurohet qe cdo automjet te jete i pajisur me dokumentacionin e duhur ne rast kontrollesh (taksa, siguracione, kontroll teknik etj).
- Ndjek dhe raporton periodikisht situaten e gjobave per cdo automjet, duke parandaluar ndonje bllokim te mundshem te mjetit per gjoba te papaguara.
- Koordinohet me specialistin logjistikes qe ndjek GPS dhe kontrollon flete udhetimet, per cdo shenim qe mund te jete raportuar ne flete udhetime nga perdoruesit e automjeteve.
- Sigurohet qe asnje automjet te mos kete mungesa ne goma rezerve, krik, celes xhiro, kuti e ndihmes se shpejte etj.
- Mban dhe ndjek librin e sherbimeve per cdo automjet.
- Kryen dhe raporton analiza per kostot e mirembajtjes per cdo automjet.
- Pregatit relacione ne rastet e demtimeve nga vete perdoruesi i automjetit dhe i raporton ato ne Finance dhe te menaxheri direkt i perdoruesit.
- Ne bashkepunim me Menaxherin e Prokurimeve drafton Urdherat e Blerjeve per cdo pjese kembimi apo sherbim servisi qe nevojitet, duke komentuar per cdo rast specifikat.
- Mban dhe administron dokumentacionin financiar ne lidhje me detyrat qe mbulon.
Kriteret kryesore:
- Edukimi: Të ketë mbaruar universitetin
- Gjuhë të huaja: Anglisht
- Të jetë i komunikueshëm
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.