Siguro botën tënde digjitale me Digicom & F-Secure!

Siguri e plotë, privatësi dhe mbrojtje online në një aplikacion të vetëm për pajisjet tuaja!

DigiSafe mundëson një mjedis dixhital të sigurt për individët dhe bizneset, duke mbrojtur të dhënat, privatësinë dhe llogaritë e tyre nga kërcënimet e mundshme online. Shërbimi ofron mbrojtje për të gjitha pajisjet tuaja, përfshirë smartphone, tablet, dhe PC (Windows, Mac), duke siguruar një mbrojtje të plotë për pajisjet Android dhe iOS, të gjitha përmes një aplikacioni të vetëm. Versioni për Windows ofron gjithashtu funksionin antivirus, duke siguruar mbrojtje kundër malware, spyware, ransomware dhe kërcënimeve të tjera të mundshme.

Funksionalitetet kryesore të DigiSafe:

Mbrojtja nga mashtrimet online
Mbrojtje efektive ndaj faqeve të rreme të internetit, mashtrimeve me SMS dhe email, si dhe lidhjeve phishing. DigiSafe siguron që gjatë blerjeve online dhe aksesit në llogaritë bankare, ju të mund të kontrolloni nëse faqet që vizitoni janë të besuara dhe të sigurta, duke shmangur sulmet phishing dhe mashtrimet online.
Banking Protection
Krijoni një mjedis të sigurt për transaksionet dhe blerjet online duke bllokuar lidhjet e pasigurta dhe duke siguruar që të dhënat tuaja bankare janë të mbrojtura.
Mbrojtja e Identitetit
Ruani dhe menaxhoni fjalëkalimet tuaja në një arkivë të sigurt dhe monitoroni informacionin tuaj personal online. Monitorimi i identitetit dhe menaxhuesi i fjalëkalimeve ndihmojnë për të shmangur përdorimin e fjalëkalimeve të dobëta dhe të ripërdorura, duke ofruar gjithashtu mbrojtje kundër vjedhjes së identitetit.
Mbrojtja e Privatësisë
Siguroni privatësinë tuaj në internet duke përdorur VPN, për të mbrojtur të dhënat tuaja nga hakerët dhe gjurmuesit. VPN mundëson lundrim privat, veçanërisht në rrjetet Wi-Fi publike, duke garantuar siguri të shtuar për aktivitete online.
Kontrolli Prindëror
Siguroni fëmijët tuaj në internet me filtrimin e përmbajtjes dhe kufizimin e kohës përpara ekranit. Vendosni orare të shëndetshme për përdorimin e pajisjeve dhe kontrolloni sigurinë e aktiviteteve të tyre online.

 

 

 

Provo Falas deri në 2 Muaj
DigiSafe ju ofron mundësinë të provoni shërbimin falas deri në 2 muaj dhe të mbrojni deri në 5 pajisje, përfshirë smartphone dhe PC-të tuaj. Aktivizimi është i shpejtë dhe i lehtë, dhe mund të anuloni shërbimin në çdo moment. Provo falas

 

Zgjidhni paketën që ju përshtatet:
3 Pajisje 130 Lekë Bli tani
5 Pajisje 200 Lekë Bli tani

 

Jeni tashmë klient dhe dëshironi të rinovoni abonimin tuaj?
Hyni në llogarinë tuaj dhe zgjidhni opsionin “Shtim Shërbimi”.

Në një botë ku çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj botës dixhitale, DigiSafe është zgjidhja për të siguruar që lundrimi juaj online të jetë i sigurt dhe i thjeshtë.
Nëse nuk e përdorni ende DigiSafe, krijoni një llogari të re ose futuni në llogarinë tuaj për të përmirësuar abonimin tuaj.

Ky shërbim mundësohet nga bashkëpunimi i Digicom me F-Secure, një kompani ndërkombëtare e sigurisë kibernetike që ofron produkte dhe shërbime për të mbrojtur individët dhe bizneset nga kërcënimet online.

Shko udhëzimet:

MacOS

Windows

Android

iOS