Promocioni “Refero një Mik” i jep mundësinë çdo klienti ekzistues të ftojë miqtë e tij për t’u bashkuar në rrjetin Digicom nëpërmjet programit të referimit. Më anë të këtij promocioni, çdo klient do të pajiset me kodin e tij unik, të cilin mund t’a ndajë me miqtë e tij deri në 3 përdorime të kodit.
Detaje:
- Nga ky promocion do të përfitojnë të gjithë klientët ekzistues rezidencialë që kanë një kontratë aktive me Digicom.
- Për çdo mik i cili bashkohet me sukses në Digicom, referuesi përfiton shërbimin internet FALAS në faturën e radhës. Për rastet kur klienti ka bërë parapagim, muajin falas e përfiton pas përfundimit të periudhës së parapagimit. Për paketat bundle muaji falas është i vlefshëm vetëm për shërbimin internet, ndërsa shërbimi IPTV do të paguhet sipas kushteve të kontratës.
- Miqtë e bashkuar në rrjetin Digicom do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat promocionale aktive në momentin e lidhjes së kontratës si edhe 50% ulje në muajin e parë të plotë për shërbimin internet, në rast parapagimi ulja do aplikohet vetëm për muajin e parë.
- Në mënyrë që klienti ekzistues të përfitojë shpërblimin nga kjo promo duhet që lidhja e shërbimit internet për mikun e referuar të jetë e suksesshme.
- Për të gjithë klientët të cilët janë jashtë afatit të kontratës dhe duan të përfitojnë nga ky promocion fillimisht do duhet të rinovojnë kontratën me Digicom.
- Numri maksimal i referimeve që mund të bëjë një pajtimtar është 3.

Pyetje të shpeshta (FAQ’s)
- Si mund të përfitoj nga promocioni Refero një Mik?
Refero një mik i dedikohet të gjithë klientëve ekzistues me Digicom dhe mund të aksesohet direkt nga Digicom UP. Në faqen kryesore të aplikacionit Digicom UP do të gjeni menunë “Refero një Mik” nëpërmjet së cilës mund të shpërndani kodin unik tek të gjithë miqtë që dëshironi të referoni.
- Sa miq mund të ftoj?
Digicom ju jep mundësinë të ftoni deri në 3 miq, të cilët duhet të lidhin një kontratë të re me Digicom.
- Ku mund të proçedoj me kërkesën?
Kërkesa për të lidhur një kontratë të re mund të plotësohet në çdo dyqan Digicom, online apo me përfaqësuesit e shitjes në pikat e promovimit, nga vetë pajtimtari i kontratës. Në momentin e nënshkrimit të kontratës miku juaj paraqet kodin e referimit, pas lidhjes së shërbimit në ambient automatikisht ju do të përfitoni faturën e radhës të shërbimit internet FALAS.
- Çfarë përfiton miku që referoj?
1 muaj FALAS për ty, 50% ulje për mikun që referon. Ulja do aplikohet vetëm në muajin e parë në paketën që përzgjedh për shërbimin internet.