Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përditësimi dhe mirëmbajtja e të dhënave dhe planeve të projekteve të ekipeve të terrenit në harta.
- Menaxhimi dhe përditësimi i sistemit Autocad/ArcGIS sipas nevojës dhe raportimi çdo ditë.
- Përgatitja e raporteve javore/mujore për përditësimet e rrjetit FTTH ose për sondazhet e përditshme.
- Krijimi i projekteve CAD në përputhje me standardet e telekomunikacioneve.
- Printimi dhe prodhimi i përditësimeve të të dhënave ose hartave sipas kërkesave të projektit.
- Përcjellja e Ticket-eve të Problemeve (TT) në sistem dhe koordinimi me ekipet e terrenit.
- Përditësimi i Ticket-eve të Problemeve me zgjidhje teknike ose urdhra pune sipas nevojës.
Kriteret dhe Kualifikimet:
- Të kenë një minimum prej 1 viti përvojë pune.
- Aftësi të mira në përdorimin e Autocad, ArcMap dhe software GIS.
- Njohuri për krijimin e modeleve të të dhënave GIS sipas standardeve të kërkuara.
- Përvoja në fushën e telekomunikacioneve është një avantazh.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.