Specialiste për asetet dhe inventarin

Informacion i përgjithshëm

Pozicioni

Specialiste për asetet dhe inventarin

Tipi i punës

Full-time

Lokacioni

Tirane / Shqipëri

Mënyra e punës

On-Site

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit për faturat e aseteve dhe inventarit, si dhe rakordimi me librin e blerjeve.
  • Kontrolli dhe lëshimi i faturave të fiskalizuara të importeve në selfcare.
  • Rakordimi me furnitorët si dhe përgatitja e transfertave.
  • Regjistrimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit të magazinës; fletë hyrje dhe fletë dalje.
  • Kontrolli i çdo lëvizjeje aseti dhe inventari në kontabilitet.
  • Kontabilizimi i situatave të rrjetit.
  • Kontrolli i faturave të shitjes së pajisjeve.
  • Kontrolli i llogarive që kanë lidhje me asetet dhe inventarët.
  • Kryerja e inventarit fizik 6 mujor apo 1-vjeçar dhe kontrolli me atë kontabël.
  • Ndjekja e amortizimit të aseteve dhe përgatitja e inventarit të 3-shave për tatimet.
  • Mban dhe administron dokumentacionin financiar në lidhje me detyrat që mbulon.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të kërkuar nga eprorët e saj/tij brenda departamentit të financë-kontabilitetit.

Kriteret dhe Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, dega Financë.
  • Të ketë eksperiencë pune në kontabilitet.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Të dijë të përdorë programin Financa 5.0 ose çdo program tjetër financiar.
  • Të jetë korrekt, i mirëorganizuar dhe i/e saktë.
  • Të organizojë dhe kryejë disa detyra njëkohësisht.
  • Të jetë i/e komunikueshëm.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
  • Të ruajë konfidencialitetin.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

 

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.