Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndjekja e ngushtë e çështjeve ditore të energjisë dhe sistemeve të ftohjes për secilin element të rrjetit elektrik, duke siguruar zgjidhje të shpejta dhe mbajtjen e sistemeve në kushte optimale, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm që mund të ndikojë në shërbimin ndaj klientit
- Optimizimi i alarmit në rrjet dhe ndjekja në mënyrë rigoroze nën koordinimin e NMC
- Përgatitja e kërkesvave të nevojshme për të gjitha materialet e funksionimit dhe mirëmbajtjes së energjisë dhe sistemeve të ftohjes.
- Parashikimi për kërkesat periodike për pjesë rezervë / materiale dhe stokun aktual në depo në çdo kohë, në mënyrë që të shmanget mungesa e materialeve, të cilat mund të ndikojnë në performancën e rrjeteve.
- Ndjek dhe bën të mundur zbatimin e treguesve / kërkesave të larta teknike dhe të cilësisë së Sistemeve të Energjisë dhe Ftohjes, gjatë procesit të funksionimit dhe mirëmbajtjes, duke provuar përmirësimin te vazhdueshem
- Ndjek dhe përmbush të gjitha detyrat e dhëna, në lidhje me kontratat që Digicom ka me palë të treta për mirëmbajtjen dhe riparimin e shërbimeve për përbërësit / sistemet aktive të lidhura me Sistemet e Energjisë dhe Ftohjes.
- Ndjekja e procedurës se ndryshimit të pajisjeve të dëmtuara dhe sigurimin e procedurave të reja nëse do të jetë e nevojshme.
- Sigurimi i dokumentacionit përkatës për procedurat e RFP / informacionin e projekteve të ndryshme
- Sigurimi që të gjithë UPS-të dhe ndreqësit në Rrjet punojnë në kushte normale dhe planifikojnë kapacitetet e nevojshme.
- Sigurimi që të gjithë Gjeneratorët në rrjet janë në gjendje gatishmërie në modalitetin automatik, si dhe mbikëqyrja që sistemet e energjise dhe ftohjes funksionojnë në parametrat e kërkuar.
- Sistemi i Alarmit duke siguruar që kemi monitorimin e nevojshëm të rrjetit në lidhje me energjinë dhe mjedisin.
Kriteret kryesore:
- Edukimi: Diplomë Universitare në Telekomunikacion, Inxhinieri Elektrike.
- Te kete 5 vite përvojë në mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve të energjisë dhe ftohjes.
- Gjuhë të huaja: Anglisht.
- Te kete njohuri të mira në Auto CAD dhe programe të tjera profesionale si GIS, MAPINFO etj.
- Licencë Profesionale për Ndërtim dhe Mbikëqyrje të Sistemeve te Energjisë dhe Sistemeve të Ftohjes / Rrjeteve
- Patentë shoferi: Klasa B
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.