Rreth Nesh

Mënyra e re për të arritur SuksesProgresZhvillim

Kush Jemi Ne

E themeluar në vitin 2014, Digicom sjell për herë të parë në Shqipëri, një rrjet tërësisht dhe vetëm me Fibër Optike deri në premisat tuaja. Kemi  investuar për një rrjet të qëndrueshëm me teknologjinë e së ardhmes. Rritemi çdo ditë falë besimit të klientëve tanë.

Jemi këtu për të ofruar çfarë premtojmë!


Historia jonë

Jemi një biznes, që kemi filluar me ide të mëdha inovatore për ti sjellë tregut Shqiptar mundësinë për të pasur internet me shpejtësi të lartë dhe të aksesueshme për të gjithë.

2014

KRIJOHET DIGICOM

KRIJOHET DIGICOM

Në Gusht 2014, Digicom lëshon sinjalin. Për më pak se një vit, Digicom lidh rrjetin e parë, tërësisht dhe të vetëm me 100% fibër optike rreth 1,000 klient.

2018

Të parët që sjellim shpejtesinë Gigabit në shtëpi në Shqipëri

Të parët që sjellim shpejtesinë Gigabit në shtëpi në Shqipëri

Digicom sjell në treg për herë të parë në Shqipëri, shpejtesinë Gigabit në shtëpinë tuaj nëpërmjet fibrës optike. Infrastruktura e fibrës optike është ndërtuar për të ardhmen, pasi të gjitha shërbimet në të ardhmen pritet të ofrohen nëpërmjet fibrës optike dhe jo më nëpërmjet ADSL, COAX etj.
Vetëm nëpërmjet kësaj teknologjie Digicom ka arritur të ofrojë shpejtësi interneti ekstreme siç është 1 Gigabit,  shpejtësi e cila ofrohet për herë të parë në Shqipëri në Gusht 2018, për abonentët familjarë duke e bërë Shqipërinë vendin e tretë në ballkan pas Rumanisë dhe Bullgarisë që ofron një shpejtësi të tillë.

2019

PARTNERË TË RINJ POTENCIAL I RI

PARTNERË TË RINJ POTENCIAL I RI

Digicom i bashkohet familjes së ATU ( Albanian Telecommunication Union), i cili ofron kapacitete me shumicë në Shqipëri nëpërmjet fibrave optike, si për shërbime të dhënash ashtu dhe për internet. Konsiderohet rrjeti “backbone” i Shqiperisë me 100% fibër optike.
Tashmë kemi dhe zyra të reja tek ABA Business Center.

2020

INVESTOJMË NË NJË RRJET PËR TË ARDHMEN, BASHKËPUNIM ME NOKIA

INVESTOJMË NË NJË RRJET PËR TË ARDHMEN, BASHKËPUNIM ME NOKIA

Finalizohet bashkëpunimi Digicom Nokia. I gjithë rrjeti i Digicom, fillon migrimin nga ZTE në Nokia, për ti dhënë klientëve tanë një rrjet të besuar dhe me investime për të ardhmen.
Shtrihemi në Durrës, Dhërmi dhe Palasë

Sekreti ynë ?

Fibra direkt në shtepinë tuaj. Asnjë lloj lidhje tjetër, asnjë milimetër kabëll bakri.

Ti tashmë je i lidhur në rrjetin e vetëm me tërësisht 100% fibër optike, për të shijuar një super eksperiencë.

100% Fibër Optike, 100% Fenomenale

100% super shpejtësi

  • Lundro praktikisht pa asnjë vonesë
  • Luaj pothuajse në kohë reale
  • Ngarko dhe shkarko sa hap e mbyll sytë
  • Dhe të gjitha këto mund ti bësh në të njëjtën kohë

100% transmetim 4K

Shijo imazhin me 4 herë më shumë detaje sesa ofron një imazh në HD, dhe me një gamë ngjyrash më të thellë dhe më të gjerë. Transmetim me 4K Ultra HD.*

 

*Duhet të zgjedhësh përmbajtje që transmetohet në 4 K , dhe duhet të kesh një pajisje ( TV) që mundëson transmetimin në 4K.

100% cilësi e pastër zëri

Komuniko me të afërmit me cilësi dhe pastërti maksimale zëri. Zgjidhni telefoninë me 100% fibër optike për më shumë qëndrueshmëri dhe besueshmëri.

Klientët e lidhur me rrjetin Digicom me 100% fibër optike, mund të shijojnë telefonata me kualitet të lartë zëri.