Shtëpi | Biznes | ABONOHU ONLINE
Image

Digicom Albania mbështet inovatorët e rinj në Teens in AI

Digicom bëhet pjesë e një prej iniciativave më frymëzuese për të rinjtë në mbarë botën, duke iu bashkuar eventit ndërkombëtar “Teens in AI”, një nismë e fokusuar në edukimin dhe fuqizimin e të rinjve në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë. Eventi zhvillohet njëkohësisht në 102 shtete dhe këtë vit u organizua për herë të parë në Shqipëri, duke shënuar një hap të rëndësishëm për komunitetin teknologjik dhe talentet e reja në vend.


Prezenca e Digicom në këtë event reflekton angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë për të mbështetur inovacionin dhe zhvillimin e brezit të ri. Formati i eventit u ndërtua mbi konkurrimin e disa grupeve të rinjsh, të cilët prezantuan ide dhe risi inovative në fushën e Inteligjencës Artificiale, duke sjellë zgjidhje konkrete për sfida reale.


Suksesi i një techathon-i varet nga shumë faktorë, por interneti i fortë dhe i besueshëm mbetet një nga elementët më kritikë. Digicom siguroi Wi-Fi të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë gjatë gjithë eventit, duke garantuar që ekipet të bashkëpunonin, të ndërtonin, të kërkonin dhe të prezantonin projektet e tyre pa asnjë ndërprerje. Kjo mbështetje teknologjike krijoi kushtet e duhura për një eksperiencë mësimore të rrjedhshme, gjithëpërfshirëse dhe fuqizuese për të gjithë pjesëmarrësit.


Nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse, fitues u shpall grupi me projektin “Calmify”, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në garën ndërkombëtare. “Calmify” është një zgjidhje inteligjente që monitoron sinjalet fiziologjike, analizon anomalitë dhe njofton përdoruesin për të mbështetur ndërhyrjen e hershme dhe mirëqenien. Projekti spikati për qasjen inovative dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës përmes teknologjisë.


Në përfundim të eventit u shpërndanë çmime për ekipet pjesëmarrëse, ndërsa Digicom ofroi një mundësi internship-i pranë kompanisë për ekipin fitues, duke mbështetur konkretisht rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit profesional dhe integrimit në tregun e teknologjisë.


Për Digicom, pjesëmarrja në “Teens in AI” është më shumë sesa një prezencë në një event, është një investim në të ardhmen, në talentin vendas dhe në idetë që do të kontribuojnë në teknologjinë e së nesërmes.


Digicom qëndron pranë inovacionit, edukimit dhe të rinjve.
Digicom – Përtej shpejtësisë.