Shtëpi | Biznes | ABONOHU ONLINE

Digicom UP Biznes

Biznesi juaj në kontroll, kudo dhe në çdo kohë

Digicom UP Business është aplikacioni i dedikuar për klientët biznes, i krijuar për t'ju ofruar akses të shpejtë dhe kontroll të plotë mbi shërbimet tuaja Digicom nga një platformë e vetme.

Monitoroni shërbimet, menaxhoni faturat, ndiqni kërkesat teknike dhe qëndroni të informuar në kohë reale, direkt nga telefoni juaj.


Gjithçka që ju nevojitet në një aplikacion të vetëm

Digicom UP Business ju ndihmon të kurseni kohë dhe të menaxhoni më lehtë marrëdhënien me Digicom përmes një eksperience moderne, të thjeshtë dhe të sigurt.


Pasqyrë e plotë e shërbimeve

Shikoni të gjitha shërbimet aktive të biznesit tuaj në një vend të vetëm dhe monitoroni statusin e tyre në çdo moment.


Faturat dhe pagesat

Aksesoni faturën aktuale, historikun e faturave dhe statusin e pagesave me transparencë të plotë.


Suport teknik i dedikuar

Hapni Trouble Tickets dhe ndiqni statusin e kërkesave tuaja në kohë reale, pa pasur nevojë për telefonata apo email.


Menaxhim i profilit

Administroni të dhënat e kontratës dhe informacionet kryesore të biznesit tuaj në mënyrë të sigurt.


Njoftime në kohë reale

Merrni informacione të rëndësishme mbi kontratën, faturat, shërbimet dhe komunikimet nga Digicom.


Oferta të personalizuara

Zbuloni rekomandime dhe zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të biznesit tuaj.


Pse të përdorni Digicom UP Business?

  • Kontroll i plotë mbi shërbimet tuaja
  • Transparencë financiare në çdo moment
  • Suport teknik më i shpejtë dhe më efikas
  • Informacion i aksesueshëm 24/7
  • Menaxhim më i thjeshtë i operacioneve të biznesit
  • Eksperiencë moderne dhe intuitive

Filloni në pak hapa

Hapi 1 - Shkarkoni Digicom UP nga App Store ose Google Play.

Hapi 2 - Zgjidhni profilin Business.

Hapi 3 - Identifikohuni me:

  • Numrin e kontratës tuaj biznes
  • Fjalëkalimin e dedikuar

Hapi 4 - Menaxhoni të gjitha shërbimet tuaja Digicom nga një aplikacion i vetëm.


Më shumë kontroll. Më pak kohë e humbur.


Digicom UP Business është krijuar për t'u ofruar bizneseve një eksperiencë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikase në menaxhimin e shërbimeve të tyre.


Shkarkoni aplikacionin sot dhe përfito kontroll të plotë mbi biznesin tënd.