Shtëpi | Biznes | ABONOHU ONLINE
Image

Interneti i shpejtë është i domosdoshëm, por a është i sigurt për fëmijët tuaj?

Interneti i shpejtë është i domosdoshëm, por a është i sigurt për fëmijët tuaj?


Sot, një shtëpi pa internet të shpejtë është pothuajse e paimagjinueshme. Interneti sot luan një rol thelbësor në jetën e përditshme, si për punë, ashtu edhe për argëtim dhe edukimin e fëmijëve në një mjedis gjithnjë e më digjital, nga detyrat e shkollës te videot në YouTube, platformat si TikTok apo lojërat online, ekrani është kthyer në shoqëruesin e tyre të pandashëm.


Por, si prind, krahas dëshirës për t'u ofruar atyre teknologjinë më të mirë, lind natyrshëm edhe një shqetësim i madh: Çfarë po shikojnë fëmijët tanë në internet kur ne nuk jemi duke i parë?


Është praktikisht e pamundur t’u qëndrosh mbi kokë çdo sekondë. Rreziqet online që nga përmbajtjet e papërshtatshme për moshën e tyre e deri te varësia ndaj ekranit është një sfidë reale për çdo familje.


Zgjidhja nuk është ndalimi i internetit, por kontrolli i tij


Shumë prindër mendojnë se e vetmja mënyrë për të mbrojtur fëmijët është t'u heqin telefonin nga dora apo të heqin routerin nga priza, duke krijuar debate të pafundme në familje. Por zgjidhja e vërtetë nuk është izolimi digjital, por menaxhimi i tij.


Përmes teknologjisë më të fundit dhe zhvillimit të funksionit Parental Control në aplikacionin Digicom UP, ju keni në dorë një zgjidhje për mbrojtjen digjitale të fëmijëve tuaj, pa pasur nevojë të jeni ekspertë të teknologjisë.


Çfarë mund të bëni me një klikim nga telefoni juaj?


Sistemi i avancuar i kontrollit prindëror (Parental Control) ju lejon të keni kontroll të plotë mbi rrjetin e shtëpisë, duke siguruar një ambient të sigurt lundrimi:


  • Bllokim automatik i faqeve të rrezikshme: Ju mund të bllokoni me një klikim të gjitha faqet me përmbajtje për të rritur, dhunë apo lojëra fati. Çdo tentativë për t'i hapur ato nga pajisjet e fëmijëve do të ndalohet në nivel rrjeti.
  • Vendosja e orareve të gjumit (Bedtime Scheduling): U lodhët duke debatuar në orën 23:00 që të lënë telefonat dhe të flenë? Ju mund të programoni modemin që të fikë automatikisht internetin vetëm për pajisjet e fëmijëve në një orar të caktuar, ndërsa interneti juaj vazhdon të punojë normalisht.
  • Menaxhimi i kohës në rrjete sociale: Mund të vendosni limite ditore se sa orë mund të qëndrojnë fëmijët tuaj në aplikacione specifike, duke i ndihmuar ata të krijojnë një balancë të shëndetshme mes teknologjisë dhe jetës reale.

Gjithçka nga telefoni, në vetëm pak hapa.


Me Parental Control nga Digicom, familjet përfitojnë jo vetëm performancë maksimale, por edhe më shumë qetësi dhe kontroll në botën digjitale.