Shtëpi | Biznes | ABONOHU ONLINE
Career Banner
Specialisti Ligjor & Compliance

Informacion i përgjithshëm

Pozicioni

Specialisti Ligjor & Compliance

Tipi i punës

Full-time

Lokacioni

Tiranë – Shqipëri

Mënyra e punës

On-Site

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Harton, shqyrton dhe negocion kontrata, marrëveshje, akte dhe dokumente të tjera ligjore.
  • Ofron këshillim juridik për drejtuesit dhe departamentet e kompanisë mbi çështje të ndryshme ligjore dhe operacionale.
  • Siguron që aktiviteti i kompanisë të jetë në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.
  • Ndjek dhe analizon ndryshimet ligjore që ndikojnë në aktivitetin e kompanisë dhe propozon masat përkatëse.
  • Harton shkresa, kërkesa, ankesa, deklarata dhe dokumentacion tjetër për institucionet shtetërore dhe private.
  • Koordinon dhe ndjek proceset gjyqësore, administrative dhe procedurat e ekzekutimit përmes bashkëpunimit me avokatë dhe përfaqësues ligjorë.
  • Menaxhon arkivën ligjore dhe dokumentacionin kontraktor të kompanisë.
  • Kryen verifikime ligjore (legal due diligence) për klientë, furnitorë, partnerë dhe transaksione të ndryshme.
  • Merr pjesë në proceset e prokurimeve, tenderimeve dhe negocimeve kontraktore kur kërkohet.
  • Përgatit raporte periodike për çështjet ligjore dhe riskun juridik të kompanisë.
  • Monitoron vlefshmërinë dhe rinovimin në kohë të licencave, autorizimeve dhe dokumentacionit rregullator.
  • Ndjek proceset e inspektimeve dhe auditimeve nga institucionet kompetente.
  • Harton dhe përditëson rregullore, procedura, politika dhe udhëzime të brendshme.

Përgjegjësi specifike

  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe juridike.
  • Aftësi të mira negociuese dhe komunikuese.
  • Integritet, konfidencialitet dhe profesionalizëm i lartë.
  • Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta dhe afate kohore.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Kriteret kryesore

  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • Minimumi 2-3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira të legjislacionit civil, tregtar, administrativ dhe të marrëdhënieve të punës.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Njohuri të gjuhës angleze.


Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit: hr@digicom.al



* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Asnjë dokument i zgjedhur