Informacion i përgjithshëm
Pozicioni
Specialist Collection
Tipi i punës
Full-time
Lokacioni
Tiranë – Shqipëri
Mënyra e punës
On-Site
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Koordinon dhe bashkërendon punën dhe informacionet e nevojshme në lidhje me trajtimin e debitorëve të këqinj me ekipin e Borxhit të Keq si dhe me njësitë dhe departamentet e përfshira në këtë proçes.
- Ndjek dhe kontakton debitorët për të rikuperuar detyrimet e pa paguara.
- Negocion për afatet dhe planet e pagesës.
- Përgatit dhe mirëmban raportet për të gjithë hapat e ndjekur në proçesin e trajtimit të debitorëve të këqinj.
- Përgatit dhe rakordon raportet sipas frekuencave përkatëse duke përditësuar të dhënat për statusin e klientëve.
Kriteret kryesore
- Edukimi: Të ketë mbaruar universitetin
- Preferohet njohja e gjuhës angleze
- Të jetë i/e komunikueshëm
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit: hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.