Zyrat Qendrore,
zona stadiumit Qemal Stafa,
Rr.Dervish Hima, Ada Tower,
Kati I-rë, Tiranë
Suporti Teknik: +355 45 600 110
Shitjet: +355 45 600 111
Posta elektronike
contact@digicom.al

Tag: #internet #technology #digital #innovation #article #fiber


Fibra Optike nga Digicom dhe përdorimi i saj më gjerë.

A jeni të njohur me konceptin e fibrës optike? A e dini saktësisht përbërjen dhe strukturën e fibrës optike?

Fibra optike është një strukturë në formën e një kabulli që përbëhet nga fije qelqi industriale. Ajo ka veti transmetuese të dritës apo pjesë të spektrit të saj. Fibra optike në krahasim me fijet e tjera të telit jep mundësinë për transmetim shumë më të shpejtë dhe më të madh të të dhënave.

Në  telekomunikacion fibra optike përdoret si metodë e transmetimit të informacionit nga njëra pikë në tjetrën duke dërguar impulse drite në linjë që më pas konvertohet në sinjal.  Struktura e fibrës është në trajtë xhami.

Kjo krijon një avantazh të madh për fibrën optike dhe e bën më praktike në zgjerimin e rrjetit.

Benefitet e fibrës optike dhe kontributi që fibra ka shtrihen edhe më gjerë se telekomunikacioni, fibra gjithashtu është shumë e rendësishme edhe në mjekësi, siguri apo në dekor.

Në mjekësi fibra optike shihet si një mekanizëm me shumë rendësi pasi materiali i hollë dhe fleksibiliteti që ofron shërbejnë mjaft mirë si instrumente për të kryer kërkime apo për të patur akses në zona të ndryshme të trupit ku me anë të pajisjeve të tjera është e pamundur të kryhet.

Siguria dhe mbrojtja gjithashtu kanë përdorur  fibrën optike si mekanizëm të punës së tyre ku transmetimi i të dhënave ka të domosdoshme përdorimin e fibrës optike, si edhe për qëllime të tjera si parashikimi i tërmeteve ku me anë të fibrave optike mund të monitorosh lëvizjet sizmike dhe mund të ndjekësh sinjalin që përcillet nga infrastuktura që krijon fibra optike për të parashikuar një tërmet .

 

Së fundmi drita që përcjell fibra optike është përdorur edhe si element dekorativ në vende të ndryshme, ku një nga këto vende ku drita e fibrës është përdorur si dekor është pjesa e interior në makinat Rolls Royce.

Kjo teknologji e fjalës së fundit është sjellë për herë të parë në familjet Shqiptare nga Digicom në vitin 2014.

Digicom ka nisur fillimisht të mbulojë me Fibër Optike disa zona të Tiranës dhe me kalimin e kohës është zgjeruar në të gjithë qytetin.

Duke filluar nga ky vit Digicom ka zgjeruar investimet në infrastrukturë dhe në qytete të tjera përveç Tiranës duke i dhënë mundësi sa më shumë familjeve të përjetojnë eksperiencën e Fibrës Optike.

Brënda nje harku 3-vjeçar shtrirja e fibrës optike nga Digicom do të mbulojë gjithë territorin e Shqipërisë.

Investimi i teknologjisë me fibër optike jep mundësinë qe çdo  familje apo biznes të ketë internet të qendrueshëm dhe linjë 100% të dedikuar.

Struktura e fibrës nuk ndikohet nga kushtet e motit duke qenë imune ndaj dukurive të natyrës si temperaturat e larta apo shiu, bora, ngricat etj.

Infrastruktura e fibrës optike është ndërtuar për të ardhmen, pasi të gjitha shërbimet në të ardhmen pritet të ofrohen nëpërmjet fibrës optike dhe jo më nëpërmjet kabujve të ADSL , COAX etj.

Vetëm nëpërmjet kësaj teknologjie Digicom ka arritur të ofrojë shpejtësi interneti ekstreme siç është

1 Gigabit,  shpejtësia e cila ofrohet për herë të parë në Shqipëri për abonentët familjarë duke e bërë Shqipërinë vendin e tretë në ballkan pas Rumanisë dhe Bullgarisë që ofron një shpejtësi të tillë.

Shpejtësia prej 1 Gigabit të jep mundësi për të kryer gjithçka në të njëjtën kohë: aksesin e shumë personave në një linjë, cilësinë maksimale të videove dhe fotove, livestream pa ndërprerje si edhe shkarkimin e materialeve në një kohë rekord.

Me kalimin e kohës interneti cilësor po bëhet akoma më i rendësishëm në jetën tonë duke na ndihmuar në prakticitetin e funksioneve të përditshme apo në marrjen e informacionit që na intereson në kohë reale.

Ndaj zgjedhja më e mirë për këtë mbetet Digicom!