Pse fibrat optike janë e ardhmja e Komunikimit Dixhital? 7 Arsye që i bëjnë fibrat optike të domosdoshme në jetën tonë! - Digicom Fiber
Zyrat Qendrore,
Rruga Papa Gjon Pali II,
ABA Business Center, Tirane
Suporti Teknik: +355 45 600 110
Shitjet: +355 45 600 111
Posta elektronike
contact@digicom.al

Pse fibrat optike janë e ardhmja e Komunikimit Dixhital? 7 Arsye që i bëjnë fibrat optike të domosdoshme në jetën tonë!

Pse fibrat optike janë e ardhmja e Komunikimit Dixhital? 7 Arsye që i bëjnë fibrat optike të domosdoshme në jetën tonë!
by

Fibrat optike janë tashmë duke transformuar industrinë e komunikimit.

Kabllot me fibra optike janë forma më e shpejtë e internetit dhe transferimit të të dhënave aktualisht në dispozicion, e cila ka të ngjarë që të bëhet përfundimisht një standard në industri.

Shfaqja e rrjetit 5G, videove HD dhe aplikacione të tjera të teknologjisë së lartë, po nxit nevojën për lidhje më të mirë interneti në pothuajse çdo hapësirë, që nga shtëpia, vendet e punës, si dhe ndërtesat e zyrave komerciale.

Përgjigjia ndaj çdo kërkese është fibra optike, si një teknologji primare e aftë për të mbështetur këto aplikacione sot dhe në të ardhmen.

Lidhja me fibër optike mund t’ju japë një avantazh të madh gjithashtu dhe kompanive të të gjitha madhësive, si dhe organizatave që përdorin cloud për aplikacione ose ruajtje të dhënash.

Ju ftojmë të njiheni përmes këtij artikulli me disa arsye pse fibra optike është investimi më i mirë dhe më i sigurt që mund të bëni:

 

  1. Shpejtësia

Interneti me fibra optike është shumë herë më i shpejtë se lidhjet me internet të bakrit. Edhe në rastet kur ka kërkesa të shumta për akses, interneti me fibra optike nuk ka gjasa të ngadalësohet. Ju dhe familja juaj do të mund të navigoni me shpejtësinë më të lartë të mundshme, duke pasur mundësi të përfundoni më shpejt kërkimin tuaj, të shkarkoni filma, muzikë dhe video në një kohë fare të shkurtër.

 

  1. Bandwidth më i lartë

Fibra optike ka aftësinë për të transmetuar më shumë të dhëna.

Ajo ka një bandwidth të lartë, shpejtësia është rreth 100 herë më e lartë se sa me teknologjinë ADSL. Rrjetëzimi midis kompjuterave është bërë më i lehtë dhe gjithashtu më i përshtatshëm.

Nuk do ju duhet të përjetoni mbingarkesë të të dhënave apo të prisni me orë të tëra për një transmetim të plotë. Transferimi i file-ve në fakt do t’ju marrë më pak kohë, pasi mund të transferoni më shumë të dhëna në të njëjtën kohë.

 

  1. Kosto më e ulët? – Në fakt, PO!

Kostoja për të instaluar kabllot me fibra optike gjithmonë është konsideruar relativisht më e lartë në krahasim me opsionet e tjera.

Megjithatë, po të analizoni koston e përgjithshme të pronësisë, e cila përfshin instalimin, mirëmbajtjen dhe koston e përdorimit, do të shikoni se është shumë më e volitshme se sa e keni menduar.

Përveç kësaj, kabllot me fibra optike janë një zgjedhje e qëndrueshme, e cila do t’ju shërbejë për një kohë të gjatë duke kërkuar pak mirëmbajtje. Gjithashtu, mbani në mend se kostoja e mirëmbajtjes zvogëlohet me kalimin e kohës me përparimin në teknologji.

 

  1. Qëndrueshmëri dhe besueshmëri

Një tjetër përfitim i përdorimit të fibrave optike është qëndrueshmëria e tyre ndaj ndryshimeve të motit apo të temperaturave.

Lidhja e internetit do të mbetet e pandryshueshme dhe e paprekur. Interneti nuk do të ndërpritet nga lagështia, nxehtësia apo interferencat elektromagnetike, pasi kabllot me fibra optike nuk transmetojnë elektricitet.

Kështu që nuk do ju duhet të përjetoni ndërprerje të transmetimit të të dhënave, siç mund të ndodhë zakonisht.

 

  1. Distanca më të gjata

Kabllot me fibra optike mund të transmetojnë sinjale shumë më larg se sa kufizimi tipik 328 metra i kabllove të bakrit. Për shembull, disa kabllo me fibra prej 10 Gbps mund të transmetojnë sinjale pothuajse 40 kilometra. Distanca aktuale varet nga lloji i kabllit, gjatësia e valës dhe rrjeti.

 

  1. Më i hollë dhe më i fortë

Krahasuar me kabllot e bakrit, fibra optike është më e hollë dhe më e lehtë në peshë. Fibra mund të përballojë më shumë presion se sa bakri dhe është më pak e prirur për t’u dëmtuar dhe thyer.

 

  1. Siguria kibernetike

Ndoshta një nga përfitimet më të neglizhuara por thelbësore të lidhjes me fibra është se kabllot me fibra janë shumë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.

Në një epokë ku rrjedhjet e informacionit ndodhin shpesh dhe kompanitë paguajnë gjoba për humbjen e të dhënave të klientëve, ruajtja e informacionit mbetet e një rëndësie të veçantë.

Aftësia për të ofruar një infrastrukturë më të sigurt të lidhjes është duke u bërë shpejt një faktor dallues i rëndësishëm.

 

Digicom me “shpejtësinë e së ardhmes” të jep mundësi për të kryer gjithçka në të njëjtën kohë, pa vonesa dhe në mënyrë të sigurtë.

Për çdo individ, familje apo biznes, interneti i qëndrueshëm dhe i shpejtë, nuk është më një luks.

Besoji fibrës optike, cilësisë dhe shpejtësisë së saj fantastike.

1 Gigabit shpejtësi e garantuar nga Digicom Albania, një shpejtësi që pasi ta keni provuar njëherë, s’do të doni të hiqni kurrë dorë nga cilësia e tij.

Rroke fibrën dhe ajo s’do t’ju zhgënjejë!