Google është duke ndërtuar një kabull privat nënujor midis Portugalisë dhe Afrikës së Jugut. - Digicom Fiber
Zyrat Qendrore,
Rruga Papa Gjon Pali II,
ABA Business Center, Tirane
Suporti Teknik: +355 45 600 110
Shitjet: +355 45 600 111
Posta elektronike
contact@digicom.al

Google është duke ndërtuar një kabull privat nënujor midis Portugalisë dhe Afrikës së Jugut.

Google është duke ndërtuar një kabull privat nënujor midis Portugalisë dhe Afrikës së Jugut.
by

Google para dy javësh prezantoi projektin Equiano, një kabull i ri privat nënujor që do të lidhë Portugalinë me Afrikën e Jugut. Ky kabull do të ndërtohet nga Alcatel Submarine Networks dhe faza e parë e projektit parashikohet të mbyllet më 2021.

Ky është kabulli i tretë privat i kompanisë pas Dunant midis Evropës dhe SHBA dhe Curie, i cili zgjatet midis SHBA dhe Kilit. Gjithashtu, Google është partner në disa konsorciume të ndryshme të cilat operojnë kabllo që shtrihen në të gjithë globin.

Kompania thekson se Equiano, të cilit ju vendos emri pas shkrimtarit dhe kundërshtarit të skllavërisë Olaudah Equiano, do të jetë ë pari kabull nënujor që përdor “switching optic” në nivel fibrash çift. Kjo e bën më të lehtë të alokojë kapacitet sipas nevojave.

Google gjithashtu vë në dukje se ky kabull është i aftë të mbajë 20 herë më shumë kapacitet se ai i mëparshmi që u ndërtua për t’i shërbyer këtij rajoni. Ai do të ketë disa degë të cilat mund t’i përdorë më pas për të lidhur linjat me shtete të tjera gjatë rrugës. Dega e parë do ta lidhë kabullin me Lagosin në Nigeri ndërsa të tjera do të pasojnë në të ardhmen.

Ndryshe nga disa prej konkurrentëve të vet, Google nuk operon asnjë data center në kontinentin e Afrikës dhe nuk ka paraqitur ende plane për të bërë diçka të tillë. Kjo i bën lidhjet me Evropën akoma më të nevojshme, megjithëse mundet që Google po e ndërton këtë kabull të ri si parapërgatitje për ndërtimin e një data center-i në Afrikën e Jugut.