Digicom https://digicom.al Përtej shpejtësisë Fri, 08 Aug 2025 12:46:58 +0000 sq-AL hourly 1 https://digicom.al/wp-content/uploads/2023/12/favicon_152-150x150.png Digicom https://digicom.al 32 32 Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje! https://digicom.al/garanci-per-nje-biznes-pa-nderprerje-linja-back-up-nga-digicom-tani-me-50-ulje/ Fri, 08 Aug 2025 12:39:55 +0000 https://digicom.al/?p=4469

Në një botë ku gjithçka ndodh në kohë reale, çdo sekondë pa internet mund të shkaktojë humbje të mëdha financiare dhe dëmtim të imazhit të kompanisë. Prandaj, siguria dhe vazhdimësia e lidhjes janë tashmë një domosdoshmëri për çdo biznes.

Për të përmbushur këtë nevojë të bizneseve, Digicom, i certifikuar si interneti më i shpejtë për vitin 2025 nga SpeedChecker, prezanton ofertën promocionale për “Linjën Back-Up”, e krijuar për të garantuar funksionim të pandërprerë edhe kur linja kryesore shkëputet, duke ofruar njëkohësisht performancë maksimale.

Si funksionon “Linja Back-Up”?

Linja Back-Up është një linjë e dytë interneti që aktivizohet automatikisht në momentin kur linja e parë ndërpritet. Kalimi në linjën e dytë ndodh menjëherë dhe pa asnjë ndërhyrje manuale, duke ruajtur të paprekur ritmin e punës dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientit.
Kjo zgjidhje është thelbësore për sektorë ku edhe disa minuta ndërprerje sjellin pasoja të menjëhershme, si: sistemi bankar, financat, shëndetësia, shërbimi ndaj klientit apo çdo industri tjetër që funksionon në kohë reale.

Çfarë përfiton biznesi juaj me “Linjën Back-Up”?

  • Operim i pandërprerë 24/7, pavarësisht çdo situate të paparashikuar
  • Aktivizim automatik në rrjet rezervë, pa asnjë ndërprerje në punë
  • Siguri e lartë për të dhënat dhe proceset kritike
  • Mbështetje teknike e dedikuar për klientët biznes

Digicom nuk ofron vetëm internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm, qëllimi i tij është të garantojë besueshmëri, siguri teknologjike dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo klient.
“Linja Back-Up” është dëshmi konkrete e këtij angazhimi, një standard i ri për cilësinë.
Si ta aktivizoni?

Për të përfituar nga oferta promocionale me 50% ulje, kontaktoni:

Tel: +355 45 600 777
Email: sales@digicom.al
Web: digicom.al

Digicom – për një biznes që nuk ndalet!

]]>
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure https://digicom.al/digicom-interneti-me-i-shpejte-per-vitin-2025-tani-edhe-me-i-sigurt-me-f-secure/ https://digicom.al/digicom-interneti-me-i-shpejte-per-vitin-2025-tani-edhe-me-i-sigurt-me-f-secure/#respond Tue, 10 Jun 2025 09:17:01 +0000 https://digicom.al/?p=3930

Digicom është certifikuar zyrtarisht si ofruesi i internetit më të shpejtë për vitin 2025, sipas raportit të fundit të publikuar nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Ky vlerësim prestigjioz është bazuar në analizën e mijëra testeve të kryera nga përdoruesit në territorin e Shqipërisë, duke konfirmuar cilësinë dhe performancën e lartë të rrjetit të Digicom.

Internet i shpejtë dhe i qëndrueshëm.

Me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 93.84 Mbps dhe një shpejtësi ngarkimi prej 29.48 Mbps, Digicom ka arritur të tejkalojë çdo ofrues tjetër të shërbimeve të internetit në vend. Ky sukses është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologji moderne si XGSPON, që mundëson shpejtësi deri në 2.5 Gbps dhe mbulon një gamë të gjerë përdorimi – nga puna në distancë dhe edukimi online, deri te argëtimi me streaming dhe gaming pa ndërprerje.

Siguri dixhitale me F-Secure – për një internet të plotë dhe të sigurt.

Në të njëjtën kohë që Digicom ofron shpejtësi të pakonkurrueshme, kompania po rrit edhe nivelin e sigurisë dixhitale për përdoruesit e saj. Në bashkëpunim me kompaninë globale të mirënjohur në siguri kibernetike F-Secure, Digicom sjell për të gjithë abonentët një zgjidhje të avancuar mbrojtjeje ndaj viruseve, phishing, ransomware dhe sulmeve të tjera kibernetike.

Me F-Secure, përdoruesit e Digicom përfitojnë:

  • Mbrojtje në kohë reale për pajisjet e tyre personale dhe të biznesit
  • Kontroll prindëror për një përvojë më të sigurt për fëmijët online
  • VPN të integruar, për një shfletim anonim dhe të mbrojtur në rrjet
  • Menaxhim të fjalëkalimeve dhe të dhënave personale, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt
  • Angazhim për cilësi dhe besim.

“Ky certifikim nga SpeedChecker është një tregues i qartë i angazhimit tonë për t’u ofruar të gjithë klientëve tanë ekzistues dhe mijëra klientëve që do të na bashkohen, internetin më të shpejtë dhe më cilësor,” – deklaron Drejtori Komercial i Digicom, Z. Genci Hamzaraj. “Por ne nuk ndalemi vetëm tek shpejtësia. Me partneritetin tonë me F-Secure, jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të plotë dhe të sigurt interneti për çdo familje dhe çdo biznes në Shqipëri.”

Internet më i shpejtë. Mbrojtje më e fortë. Vetëm me Digicom.

]]>
https://digicom.al/digicom-interneti-me-i-shpejte-per-vitin-2025-tani-edhe-me-i-sigurt-me-f-secure/feed/ 0
DIGICOM është vlerësuar për internetin më të shpejtë për vitin 2024 nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. https://digicom.al/digicom-eshte-vleresuar-per-internetin-me-te-shpejte-per-vitin-2024-nga-kompania-nderkombetare-speedchecker/ https://digicom.al/digicom-eshte-vleresuar-per-internetin-me-te-shpejte-per-vitin-2024-nga-kompania-nderkombetare-speedchecker/#respond Mon, 08 Jul 2024 12:33:56 +0000 https://digicom.al/?p=2692 DIGICOM, lider në industrinë e telekomunikacionit, me kënaqësi njofton se është vlerësuar për: “Interneti më i shpejtë për vitin 2024” nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Ky vlerësim prestigjioz nxjerr në pah përkushtimin e DIGICOM për të ofruar shërbime interneti me shpejtësi të lartë dhe eksperiencën e jashtëzakonshme të përdoruesve.
SpeedChecker është një kompani ndërkombëtare e specializuar në testimin dhe benchmark-un e performancës së rrjeteve fikse dhe mobile. Duke analizuar të dhëna nga miliona teste në mbarë botën, SpeedChecker ofron njohuri mbi performancën e ofruesve të shërbimeve të internetit, duke ndihmuar përdoruesit të marrin vendimet e duhura në përzgjedhjen e operatorit dhe duke inkurajuar ISP-të të përmirësojnë shërbimet e tyre.
SpeedChecker mundëson testimin e të gjitha rrjeteve mobile dhe fikse të internetit, mbi bazën e një metodologjie të konsoliduar dhe konform standarteve të institucioneve ndërkombëtare të fushës si Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.
“Jemi të lumtur dhe të nderuar të marrim këtë vlerësim nga SpeedChecker,” shprehet Thoma Zbogo, CEO i DIGICOM. “Përkushtimi i ekipit tonë ndaj inovacionit dhe shërbimit të klientit ka qenë gjithmonë forca jonë. Ky certifikim vërteton përpjekjet tona dhe na motivon të vazhdojmë të vendosim standarde më të larta në sektorin e telekomunikacionit.”

Kjo arritje e DIGICOM është një dëshmi e investimeve strategjike në teknologji të avancuar dhe infrastrukturë. Gjatë vitit të kaluar, kompania ka përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e saj duke ofruar internet me shpejtësi deri në 2.5 Gbps nëpërmjet investimeve në teknologjinë XGSPON implementuar për herë të parë në Shqipëri dhe Rajon.
Certifikimi I Digicom si rrjeti më i shpejtë i internetit është dëshmi e vizionit tonë për ndërtimin e shoqërisë digitale Gigabit në Shqipëri me të njëjtin hap me vendet më të zhvilluara të Europës dhe Botës, komentoi këtë çmim Genci Hamzaraj, Drejtori i Departamentit Komercial.

Vlerësimi nga SpeedChecker konfirmon edhe njëherë kompaninë DIGICOM si një ofrues shërbimesh i besueshëm, inovativ me zgjidhje të avancuara dhe performancë superiore.

 

]]>
https://digicom.al/digicom-eshte-vleresuar-per-internetin-me-te-shpejte-per-vitin-2024-nga-kompania-nderkombetare-speedchecker/feed/ 0
Pjesëmarrje në Panairin e Punës të zhvilluar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës https://digicom.al/pjesemarrje-ne-panairin-e-punes-te-zhvilluar-ne-fakultetin-e-ekonomise-universiteti-i-tiranes/ https://digicom.al/pjesemarrje-ne-panairin-e-punes-te-zhvilluar-ne-fakultetin-e-ekonomise-universiteti-i-tiranes/#respond Fri, 10 May 2024 12:17:25 +0000 https://digicom.al/?p=2309 Prill, 2024
Në muajin Prill 2024 Digicom mori pjesë në Panairin e Punës të zhvilluar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë këtij panairi studentët u prezantuan me mundësitë e punësimit në Digicom, si dhe me paketat e internetit të personalizuara për studentët me 30% ulje.
Digicom ofron mundësi punësimi për studentët, të cilët kanë interes të zhvillohen nga ana profesionale në fushën e teknologjisë.

Panairi i Punës është një ngjarje e rëndësishme që synon të lidhë studentët dhe të diplomuarit me mundësitë e punësimit dhe praktikave profesionale. Pjesëmarrja në një panair të tillë mund të jetë shumë e dobishme si për studentët ashtu edhe për Digicom si punëdhënës.

Përfitimet për studentët dhe të diplomuarit:

1. Networking: Mundësi për të krijuar kontakte të rëndësishme me përfaqësuesit e kompanisë që ofrojnë vende pune apo praktika.
2. Informacion mbi karrierën: Njohuri për tregun e punës, kërkesat e punëdhënësit dhe llojet e pozicioneve të disponueshme.
3. Aplikime të drejtpërdrejta: Mundësi për të dorëzuar CV-të dhe për të aplikuar për vende pune apo praktika profesionale.

Panairi i Punës është një mundësi e shkëlqyer për të dyja palët për të maksimizuar përfitimet e tyre dhe për të ndërtuar një urë të fortë midis arsimit dhe tregut të punës.

 

]]>
https://digicom.al/pjesemarrje-ne-panairin-e-punes-te-zhvilluar-ne-fakultetin-e-ekonomise-universiteti-i-tiranes/feed/ 0
Digicom sjell për herë të pare në Shqipëri shpejtësinë 2.5 Gbps https://digicom.al/digicom-sjell-per-here-te-pare-ne-shqiperi-shpejtesine-2-5-gbps/ https://digicom.al/digicom-sjell-per-here-te-pare-ne-shqiperi-shpejtesine-2-5-gbps/#respond Wed, 10 May 2023 12:21:16 +0000 https://digicom.al/?p=2314 Qershor, 2023

Digicom në bashkëpunim me Nokia ka përfunduar me sukses implemetimin e teknologjisë XGSPON për hërë të parë në Shqipëri dhe Rajon. Kjo teknologji së bashku me gjeneratën e fundit Wifi 6 sjellin një realitet të ri të cilësisë së internetit për familjet dhe bizneset shqiptare, shumë më të shpejtë, më të sigurt, dhe stabël për më shumë shërbime e pajisje njëkohësisht. Duke ndarë një vizion të përbashkët europian, përmes këtij investimi bëjmë të mundur ndërtimin e Shoqërisë Digitale Gigabit tani edhe në Shqipëri. Vizioni ynë shkon përtej klientëve tanë për një cilësi superiore të internetit për të gjithë, me standartet më bashkëkohore europiane.

Infrastruktura jonë e rrjetit siguron shpejtësinë më të lartë dhe të qëndrueshme të internetit, duke ju ofruar besueshmërinë dhe stabilitetin që meritoni. Nëse jeni adhurues i lojrave online, punoni nga shtëpia apo në zyrë, dëshironi të keni në lidhje shumë paisje apo përdorues, paketa jonë e internetit 2,5 Gbps është zgjedhja ideale për një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Wi-Fi 6, i njohur gjithashtu si 802.11ax, është gjenerata e fundit e teknologjisë Wi-Fi e cila është projektuar për të ofruar shpejtësi më të larta, kapacitet më të madh të rrjetit dhe rritje të jetëgjatësisë të batersië së paisjeve.

Këtu janë disa veçori dhe përfitime kryesore të Wi-Fi 6:

  • Shpejtësi më të larta:Wi-Fi 6 mund të ofrojë shpejtësi më të larta me valë në krahasim me standardet e mëparshme Wi-Fi. Ai përdor teknika të avancuara si aksesi i shumëfishtë i ndarjes së frekuencës ortogonale (OFDMA) dhe MIMO për të mundësuar transmetimin më efikas të të dhënave dhe mbështetjen e shumë pajisjeve në të njëjtën kohë.
  • Përmirësimi i efikasitetit të energjisë:Wi-Fi 6 përfshin veçori si Target Wake Time (TWT) dhe mekanizma për të optimizuar dhe kursyer energjine, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë në pajisje të tilla si , pajisjet IoT dhe laptopët. Kjo është veçanërisht e dobishme kur pajisjet kanë burime të kufizuara të energjisë.
  • Kapacitet më i lartë i rrjetit:Wi-Fi 6 prezanton një veçori të quajtur Target Wake Time (TWT), e cila lejon pajisjet të planifikojnë komunikimin e tyre me pikën e hyrjes, duke përmirësuar kapacitetin e përgjithshëm të rrjetit. Kjo është veçanërisht e dobishme në mjedise me densitet të lartë me pajisje të shumta të lidhura.
  • Standardet më të fundit të sigurisëWi-Fi 6 përmban një protokoll të përditësuar sigurie, WPA3, e cila ofron mbrojtje më të madhe kundër sulmeve kibernetike. Ndihmoni t’i mbani të sigurta të dhënat tuaja të ndjeshme dhe mbani veten të mbrojtur nga kërcënimet dhe sulmet online.

Në kuadër të këtij investimi të rëndesishëm për kompaninë, u zhvillua një trajnim për stafin ku secili u informua në detaj për këtë inovacion teknologjik. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar trajnime të nivelit të lartë stafit tonë, duke ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë dhe të sjellin inovacione në punën e tyre.

]]>
https://digicom.al/digicom-sjell-per-here-te-pare-ne-shqiperi-shpejtesine-2-5-gbps/feed/ 0
Samiti “BE – Ballkani Perëndimor” https://digicom.al/samiti-be-ballkani-perendimor/ https://digicom.al/samiti-be-ballkani-perendimor/#respond Tue, 10 May 2022 12:26:05 +0000 https://digicom.al/?p=2325 Dhjetor, 2022

Kishim nderin dhe kënaqësinë të mundësonim shërbimet digjitale për Samitin e BE – Ballkani Perëndimor, në Pallatin e Kongreseve, përmes internetit super të shpejtë dhe të sigurtë Digicom. Për Digicom ishte kënaqesi e veçantë që për ngjarje të tilla të rëndesishme për vendin, të kontribuonim edhe ne me shërbime digjitale e të sigurta. Shërbimi premium ndër vite ka bërë që institucionet, kompanitë dhe individët të na besojnë e të bashkëpunojnë me ne prej vitesh tashmë.

Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor është një nismë ndërqeveritare që synon të promovojë bashkëpunimin dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ky proces përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe disa vende anëtare të BE-së.

Samitet e BE për Ballkanin Perëndimor janë mbajtur çdo vit dhe kanë si qëllim për të diskutuar çështje të rëndësishme si ekonomia, infrastruktura, energjia, dhe siguria, për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në rajon dhe për të përgatitur këto vende për anëtarësim në BE. Samiti gjithashtu synon të forcojë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve dhe çështjeve të hapura.

Në kuadër të këtyre samiteve, janë realizuar projekte dhe iniciativave të ndryshme që synojnë të përmirësojnë lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike të rajonit, të rrisin mundësitë për të rinjtë dhe të përmirësojnë qeverisjen dhe sundimin e ligjit. Samiti gjithashtu ka kontribuar në përmirësimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

 

]]>
https://digicom.al/samiti-be-ballkani-perendimor/feed/ 0
Drejtori i Departamentit Teknologjik, Markel Stefo i ftuar ne studion e A2CNN për të folur mbi sigurinë e fëmijëve gjatë lundrimit në internet. https://digicom.al/drejtori-i-departamentit-teknologjik-markel-stefo-i-ftuar-ne-studion-e-a2cnn-per-te-folur-mbi-siguarine-e-femijeve-gjate-lundrimit-ne-internet/ https://digicom.al/drejtori-i-departamentit-teknologjik-markel-stefo-i-ftuar-ne-studion-e-a2cnn-per-te-folur-mbi-siguarine-e-femijeve-gjate-lundrimit-ne-internet/#respond Thu, 10 Jun 2021 12:34:05 +0000 https://digicom.al/?p=2329 Nëntor, 2021

Si mund të mbrojnë prindërit fëmijët nga bota virtuale? Siguaria e fëmijëve gjatë lundrimit në internet është bërë lehtësisht e cënushme nga përdorimi i lartë i rrjeteve sociale. Në kohën kur shoqëria dhe fëmijët përdorin gjithnjë e më tepër internetin, zgjidhja nuk është mbyllja e këtyre platformave por të ketë informim për prindërit e grupmoshave më të rrezikuar për t’u informuar si duhet të shmanget mbrojtja e të dhënave, bullizmi kibernetitk dhe miqtë e rinj që shtohen në rrjetet sociale. Prindërit duhet të kenë njohur mbi filtrat parandaluese dhe aksesin që duhet t’u japin fëmijëve të tyre gjatë lundrimit në internet për të mos patur ekspozim ndaj përmbajtve të papërshtashme. Informacioni personal dhe edukimi i përdoruesve mbi rreziqet e mundshme që paraqet bota virtual është mënyra më e mirë për të shmangur një sulm apo cënim të të dhënave.

Rreziqet më të shpeshta që përballen fëmijët në internet janë:

  • Bullizmi kinerbetik duke qenë në distance fizike me personin nga ana tjeter e ekranit e bën më të lehtë përdorimin e gjuhës fyese.
  • Reklamat te cilat shfaqen përgjithësisht gjatë lundrimit në internet të cojnë në faqe të tjera, të cilat të marrin të dhënat apo shfaqin përmbajte të papërshtatshme.
  • Lojrat virtuale nuk përbëjnë rrezik por ndikojnë në psikologjinë e fëmijëve dhe pse në thelb nuk janë krijuar për të krijuar challenge të ndryshme.
  • Miqtë e panjohur në rrjetet sociale mund të jenë të rrezikshëm, në cdo moment mund të jesh përballë një pedofili apo abuzuesi.
  • Ndarja e informacionit asnjëherë nuk është e sigurt, një femijë mund të jap informacione sa i përket prindërve apo informacione të tjera që mund të përdoren nga grupet kriminale.

Përfitimet e teknologjisë sigurisht që i tejkalojnë rreziqet që ajo paraqet por është shumë e rëndësishme të jemi të kujdesshëm ndaj materialeve që ekspozohen fëmijët tanë gjatë lundrimit në internet.

Kontrolli prindëror është zinxhiri apo filtri i parë ku do duhet të shmangen të gjithë lundrimet e panevoshjme për të shmangur dhënien e të dhënave personale, bullizimin kinerbetik apo çdo formë tjetër e krimit kinerbetik. Nëpërmjet aplikacionit Digicom Up, Digicom për të gjithë klientët e tij vjen me funksionalitetin më të ri të Kontrollit Prindëror. Nëpërmjet këtij funksionaliteti ju mund të menaxhoni kohën e qëndrimit në internet të fëmijëve tuaj, duke vendosur kufizime kohore, të aksesit në internet sipas preferncës.

Për më shumë rreth kësaj teme në studion e A2CNN, Markel Stefo, drejtues i Departamentit Teknologjik në Digicom ka folur për rrezikun e përfaqësuar nga përdorimi i rrjeteve sociale nga të miturit.

]]>
https://digicom.al/drejtori-i-departamentit-teknologjik-markel-stefo-i-ftuar-ne-studion-e-a2cnn-per-te-folur-mbi-siguarine-e-femijeve-gjate-lundrimit-ne-internet/feed/ 0
Marrëveshja e Digicom me Agjencinë e Rinisë për Kartën e Studentit https://digicom.al/marreveshja-e-digicom-me-agjencine-e-rinise-per-karten-e-studentit/ https://digicom.al/marreveshja-e-digicom-me-agjencine-e-rinise-per-karten-e-studentit/#respond Mon, 10 May 2021 12:41:52 +0000 https://digicom.al/?p=2333 Shtator, 2021

Digicom firmosi marrëveshjen me Agjencine e Rinise ku studentët e pajisur me Kartën e Studentit do të perfitojnë 30% zbritje ne paketat tone të internetit.
Marrëveshja ndërmjet Digicom dhe Agjencisë së Rinisë për Kartën e Studentit është një iniciativë që synon të përmirësojë përfitimet dhe shërbimet për studentët në Shqipëri.

1. Përfitime për Studentët: Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, studentët që posedojnë Kartën e Studentit do të kenë akses në një sërë përfitimesh të ofruara nga Digicom, të tilla si zbritje dhe oferta speciale për shërbime interneti, pajisje teknologjike, dhe produkte të tjera digjitale.
2. Promovimi i Teknologjisë dhe Arsimit: Marrëveshja synon të promovojë përdorimin e teknologjisë në arsim, duke lehtësuar aksesin e studentëve në mjetet dhe shërbimet digjitale që mund të përmirësojnë procesin e tyre të mësimit dhe zhvillimit profesional.
3. Rritja e Ndërgjegjësimit: Një nga qëllimet është të rritet ndërgjegjësimi ndër studentët për përfitimet që mund të marrin nga Karta e Studentit, duke e bërë atë një mjet më të vlefshëm dhe të përdorur gjerësisht.

Implementimi dhe Përfitimet:

• Lehtësi në Përdorim: Studentët do të mund të përfitojnë nga ofertat dhe zbritjet thjesht duke paraqitur Kartën e Studentit në pikat e shërbimit të Digicom ose online.
• Mbështetje për Studentët: Përfitimet dhe zbritjet e ofruara do të ndihmojnë studentët të reduktojnë kostot e tyre për shërbimin e internetit.

Kontributi i Digicom dhe Agjencisë së Rinisë:

• Digicom: Si ofrues kryesor i shërbimeve të internetit dhe teknologjisë, Digicom do të sigurojë që shërbimet e tyre të jenë të disponueshme me zbritje për studentët dhe do të promovojë përdorimin e Kartës së Studentit.
• Agjencia e Rinisë: Do të luajë një rol kyç në promovimin e kësaj marrëveshjeje dhe në sigurimin që sa më shumë studentë të jenë të informuar dhe të përfitojnë nga ofertat.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së studentëve dhe përmirësimit të aksesit të tyre në teknologji dhe shërbime të tjera të rëndësishme, duke kontribuar kështu në zhvillimin e arsimit dhe inovacionit në Shqipëri.

 

]]>
https://digicom.al/marreveshja-e-digicom-me-agjencine-e-rinise-per-karten-e-studentit/feed/ 0