Drejtori i Departamentit Teknologjik, Markel Stefo i ftuar ne studion e A2CNN për të folur mbi sigurinë e fëmijëve gjatë lundrimit në internet.

Nëntor, 2021

Si mund të mbrojnë prindërit fëmijët nga bota virtuale? Siguaria e fëmijëve gjatë lundrimit në internet është bërë lehtësisht e cënushme nga përdorimi i lartë i rrjeteve sociale. Në kohën kur shoqëria dhe fëmijët përdorin gjithnjë e më tepër internetin, zgjidhja nuk është mbyllja e këtyre platformave por të ketë informim për prindërit e grupmoshave më të rrezikuar për t’u informuar si duhet të shmanget mbrojtja e të dhënave, bullizmi kibernetitk dhe miqtë e rinj që shtohen në rrjetet sociale. Prindërit duhet të kenë njohur mbi filtrat parandaluese dhe aksesin që duhet t’u japin fëmijëve të tyre gjatë lundrimit në internet për të mos patur ekspozim ndaj përmbajtve të papërshtashme. Informacioni personal dhe edukimi i përdoruesve mbi rreziqet e mundshme që paraqet bota virtual është mënyra më e mirë për të shmangur një sulm apo cënim të të dhënave.

Rreziqet më të shpeshta që përballen fëmijët në internet janë:

  • Bullizmi kinerbetik duke qenë në distance fizike me personin nga ana tjeter e ekranit e bën më të lehtë përdorimin e gjuhës fyese.
  • Reklamat te cilat shfaqen përgjithësisht gjatë lundrimit në internet të cojnë në faqe të tjera, të cilat të marrin të dhënat apo shfaqin përmbajte të papërshtatshme.
  • Lojrat virtuale nuk përbëjnë rrezik por ndikojnë në psikologjinë e fëmijëve dhe pse në thelb nuk janë krijuar për të krijuar challenge të ndryshme.
  • Miqtë e panjohur në rrjetet sociale mund të jenë të rrezikshëm, në cdo moment mund të jesh përballë një pedofili apo abuzuesi.
  • Ndarja e informacionit asnjëherë nuk është e sigurt, një femijë mund të jap informacione sa i përket prindërve apo informacione të tjera që mund të përdoren nga grupet kriminale.

Përfitimet e teknologjisë sigurisht që i tejkalojnë rreziqet që ajo paraqet por është shumë e rëndësishme të jemi të kujdesshëm ndaj materialeve që ekspozohen fëmijët tanë gjatë lundrimit në internet.

Kontrolli prindëror është zinxhiri apo filtri i parë ku do duhet të shmangen të gjithë lundrimet e panevoshjme për të shmangur dhënien e të dhënave personale, bullizimin kinerbetik apo çdo formë tjetër e krimit kinerbetik. Nëpërmjet aplikacionit Digicom Up, Digicom për të gjithë klientët e tij vjen me funksionalitetin më të ri të Kontrollit Prindëror. Nëpërmjet këtij funksionaliteti ju mund të menaxhoni kohën e qëndrimit në internet të fëmijëve tuaj, duke vendosur kufizime kohore, të aksesit në internet sipas preferncës.

Për më shumë rreth kësaj teme në studion e A2CNN, Markel Stefo, drejtues i Departamentit Teknologjik në Digicom ka folur për rrezikun e përfaqësuar nga përdorimi i rrjeteve sociale nga të miturit.