Info dhe Kuriozitete Archives - Digicom Fiber
Zyrat Qendrore,
Rruga Papa Gjon Pali II,
ABA Business Center, Tirane
Suporti Teknik: +355 45 600 110
Shitjet: +355 45 600 111
Posta elektronike
contact@digicom.al

Info dhe Kuriozitete


Akujt që po shkrihen në Arktik hapin një rrugë të re për kabëllin me Fibër Optike

Kabëlli i propozuar nga Cinia dhe MegaFon do të ulte ndjeshëm vonesat dhe rriste diversitetin gjeografik.

Mënyra më e mirë për të reduktuar vonesat është duke bërë të mundur që sinjali të udhëtojë në distancën më të shkurtër fizike të mundshme. Kjo gjë duket fare qartë në kabllot me fibra optike nënujore që kalojnë përmes oqeaneve për të lidhur kontinentet. P.sh. dihet që do të ketë gjithmonë vonesa midis Evropës dhe Amerikës, por kjo ndikohet shumë në varësi të zonave që shtrihet kabëlli.

Pikërisht për këtë arsye, kompania Cinia me bazë në Helsinki e cila operon rreth 15,000 kilometra kabëll me fibër optike, dhe MegaFon, një operator Rus telekomunikacioni, nënshkruan një memorandum për zgjatjen e një kabëlli përgjatë detit Arktik. Ky kabëll, nëse ndërtohet, jo vetëm që do të reduktonte vonesat e përdoruesve midis Evropës, Azisë dhe Amerikës së Veriut, por do të ofronte gjithashtu diversitet gjeografik për të cilin infrastruktura e kabëllit nënujor në botë ka shumë nevojë.

Për të qënë më të qartë, pjesa dërrmuese e kabllove nënujore i bie përqark botës kryesisht në rrugë të ngjashme me njëra -tjetrën: Nga bregu perëndimor i SHBA-ve kabllot shtrihen përgjatë Atlantikut verior për në Evropë, përmes Mesdheut dhe Detit të Kuq, kalojnë në Oqeanin Indian, më pas në Detin e Kinës së Jugut dhe në fund arrin në bregun perëndimor të SHBA-ve përmes Paqësorit. Sigurisht që ka dhe rrugë të tjera por asnjëra nuk ka këtë dërgesë të madhe të dhënash si kjo që sapo përmendëm.

Ari-Jussi Knaapila, CEO i Cinia, vlerëson se kabëlli i planifikuar për në Arktik, i cili do të shtrihet nga Alaska në Londër, do të shkurtonte distancën fizike midis Evropës dhe bregut perëndimor të Amerikës së Veriut me 20 deri 30 përqind. Një kabëll shtesë do të zgjatet deri në Kinë dhe Japoni për një total prej 10,000 kilometrash.

Knaapila shton gjithashtu se kabëlli është një përpjekje e rëndësishme për të rritur diversitetin gjeografik të infrastrukturës nënujore. Duke qenë se shumë kabuj zgjaten gjatë së njëjtës rrugë, ngjarje të ndryshme si p.sh. tërmete, tsunami, rrëshqitje të shtratit të detit ose qoftë edhe një ankorim emergjent nga një anije, mund të dëmtojë shumë kabuj njëkohësisht. Në 19 Dhjetor 2008, 14 shtete humbën lidhjet me internetin pasi spirancat e nje anijeje këputen 5 kabuj të rëndësishëm nënujor në Mesdhe dhe Detin e Kuq.

“Kabujt nëndetëse janë një opsion më i besueshëm se ato tokësore për të njëjtën gjatësi”, – thotë Knaapila.Por kur ndodh një difekt, koha e riparimit është më e gjatë tek nëndetëset.” Mënyra më mirë për të evituar shkëputjet e internetit kur një kabëll dëmtohet është të kesh gati kabuj të tjerë diku tjetër te cilet nuk janë të ndikuar pikërisht nga ngjarja që shkaktoi dëmin.

Vendosja e kabujve përtej Oqeanit Arktik nuk është një ide e re midis projekteve të tjera të propozuara, përfshirë këtu edhe atë të Fibrave Arktike i mbetur përgjysëm dhe që nuk ka përfunduar ende. Në të kaluarën, sezoni i lundrimit në Arktik ishte shumë i shkurtër, çka krijonte vështirësi për të ndërtuar me lehtësi kabllo nënujorë. Tani, shkrirja e akullit të detit për shkak të ndryshimit të klimës, po e zgjeron këtë dritare duke e bërë sezonin e lundrimit të mundur për një periudhë më të gjatë kohore.(Këto rrugë të reja lundrimi po shfytëzohen më së miri edhe nga industria e transportit detar).

Hapi i parë për firmat nën memorandumin e mirëkuptimit është që deri në fund të vitit të krijohet një kompani që do të angazhohet me projektin e zhvillimit të kabllove. Më pas vijon puna për monitorimin e shtratit të detit ku do të kalojë kabëlli,  lejët e ndërtimit (për të dy komponentët në det dhe ato jashtë detit), dhe në fund, vendosja e kabëllit. Sipas Knaapila, 700 milion euro janë alokuar për këtë investim.

Specifikat teknike të vetë kabëllit ende nuk janë mirë të përcaktuara. Shumica e kabllove me fibër optike përdorin gjatësi vale të dritës rreth 850, 1300, ose 1550 nanometra, por tani për tani, qëllimi është të mbetet sa më fleksibël të jetë e mundur. Për të njëjtën arsye, sasia e dërgimit të të dhënave për kabllon e propozuar mbetet për tu vendosur. Sigurisht, jo të gjitha projektet kabllorë realizohen. Ekspresi i Atlantikut të Jugut (SAex), do të ishte një nga lidhjet e para të drejtpërdrejta midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut, duke përfshirë (lidhur) edhe ishuj të largët si Shën Helena gjatë rrugës. Por “SAex” ka hasur në vështirësi me fondet dhe aktualisht ky projekt është lënë në harresë. Cinia dhe MegaFon shpresojnë të shmangin një fat të ngjashëm.


Studimi tregon se vlera e shtëpisë rritet me 3.1% kur ka akses tek fibra optike.

Sipas një raporti të publikuar nga FTTH Connect (Fiber to the Home) aksesi në internet nëpërmjet fibrës optike mund të rrisë vlerën e shtëpisë deri në 3.1 %. Autorët e studimit hetuan mbi marrëdhënien e internetit që përcillet mes fibrës dhe shërbimeve të tjera të shpërndarjes dhe dolën në rezultatin se shumica e përdoruersve ishin më të prirur të tërhiqen rreth cilësisë që fibra ofron.

Për shkak të shpejtësisë dhe faktit që nuk ndikohet nga kushtet atmosferike, fibra është përfshirë në shumicën e investimeve të reja në ndërtim duke u kthyer kështu në preferencë kryesore të bizneseve dhe investimeve të tyre që përmirësojnë ekonominë në përgjithësi.

Studimi i publikuar nga FTTH Council pohon se GDP për kokë në zonat ku ka gigabit internet është më e lartë. Investimet në infrastrukturë, krijimi i vendeve të reja të punës, sipërmarrja dhe kompanitë që zhvendosen apo zgjerohen në qytet janë të gjitha manifestime të kësaj rritjeje.

Studimi gjithashtu ka përcaktuar se për shtëpitë ku përdoret internet deri në 1 Gigabit për sekondë, çmimet e transaksioneve janë mbi 7 % më të larta sesa për shtëpitë ku shpejtësia më e lartë në dispozicion është 25 Mbps.

“Faktet tregojnë rritje: investimi në fibra përmirëson ecurinë ekonomike të një zone si dhe cilësinë e jetës”, tha Presidenti i Këshillit të FTTH dhe CEO i Heather Burnett Gold.

“Rreth Shteteve të Bashkuara, liderët në nivel lokal kanë filluar të mendojnë se si infrastruktura e internetit është një katalizator për inovacionin ekonomik, arsimor dhe qeveritar”.

“Përfitimet e të gjitha rrjeteve me fibër, janë të qarta për të gjithë njerëzit që janë vendosur në këto zona,” tha Kryetari i Bordit të Këshillit të FTTH Kevin Morgan, “Të dhënat e sotme fuqizojnë më tepër misionin tonë si një organizatë: për të nxitur investimet dhe aplikimin e shërbimeve FTTH në të gjithë vendin duke krijuar vlerë për ofruesit e shërbimeve dhe klientët e tyre. Ne presim me padurim të punojmë me më shumë ofrues dhe zona për të ofruar më të mirën”.


Google është duke ndërtuar një kabull privat nënujor midis Portugalisë dhe Afrikës së Jugut.

Google para dy javësh prezantoi projektin Equiano, një kabull i ri privat nënujor që do të lidhë Portugalinë me Afrikën e Jugut. Ky kabull do të ndërtohet nga Alcatel Submarine Networks dhe faza e parë e projektit parashikohet të mbyllet më 2021.

Ky është kabulli i tretë privat i kompanisë pas Dunant midis Evropës dhe SHBA dhe Curie, i cili zgjatet midis SHBA dhe Kilit. Gjithashtu, Google është partner në disa konsorciume të ndryshme të cilat operojnë kabllo që shtrihen në të gjithë globin.

Kompania thekson se Equiano, të cilit ju vendos emri pas shkrimtarit dhe kundërshtarit të skllavërisë Olaudah Equiano, do të jetë ë pari kabull nënujor që përdor “switching optic” në nivel fibrash çift. Kjo e bën më të lehtë të alokojë kapacitet sipas nevojave.

Google gjithashtu vë në dukje se ky kabull është i aftë të mbajë 20 herë më shumë kapacitet se ai i mëparshmi që u ndërtua për t’i shërbyer këtij rajoni. Ai do të ketë disa degë të cilat mund t’i përdorë më pas për të lidhur linjat me shtete të tjera gjatë rrugës. Dega e parë do ta lidhë kabullin me Lagosin në Nigeri ndërsa të tjera do të pasojnë në të ardhmen.

Ndryshe nga disa prej konkurrentëve të vet, Google nuk operon asnjë data center në kontinentin e Afrikës dhe nuk ka paraqitur ende plane për të bërë diçka të tillë. Kjo i bën lidhjet me Evropën akoma më të nevojshme, megjithëse mundet që Google po e ndërton këtë kabull të ri si parapërgatitje për ndërtimin e një data center-i në Afrikën e Jugut.


Si të evidentoni linket që janë të dëmshme për kompjuterin tuaj.

As softwerët e sigurisë më të lartë nuk do ju shmangin dot dhimbjen e kokës që do të ndjeni pasi të keni klikuar në një link të pasigurt. Linket a pasigurt mund t’ju duken si një rrugë e shkurtër për të parë video humoristike, lajme të fundit dhe video “shokuese” etj… në  të vërtetë janë dizenjuar për të marë të dhënat tuaja personale ose për të ndërhyrë në kompjuterin tuaj. Miqtë e tu mund t’ju dërgojnë pa ditur një link i cili nuk është i sigurt, ato mund të ta dërgojnë nëpërmjet: Email-it, Facebook-ut, postimeve apo dhe nëpërmjet mesazheve direkte. Gjithashtu ju do të hasni këto linke të pasigurta ne website, reklama (ads) dhe në rezultatet e kërkimeve që bëni.

Përdorni këto  këshilla për skanimin e linkeve të dyshimtë. Të gjithë shembujt që do jepen më poshtë janë falas dhe lehtësisht të aksesueshëm, mbi të gjitha nuk ju nevojitet të shkarkoni asnjë gjë.

 

Mbani kursorin pezull (mos klikoni) mbi link

Ndonjëherë një link e fsheh faqen në të cilën lidhet. Nëse mbani kursorin pezull mbi një llink pa klikuar, do të vëreni URL-në e plotë të destinacionit të link-ut në cepin e poshtëm të shfletuesit (Chrome, Mozilla, Safari etj ) tënd. Për shembull, të dyja këto linke  lidhen me ju në faqen kryesore të xxxx, por ju nuk do ta dinit  pa mbajtur kursorin pezull mbi link:

(ti vendosin <a href=”Digicom.al”>  </a>

Klikoni këtu!

[Informacione të përgjithshme]

http://www.freerolexwatches.com/

 

Përdorni një Skaner për  Link-et

Skanerët e link-eve janë faqet e internetit dhe shtojcat që ju lejojnë të futni URL-në e një link-u të dyshimtë dhe ta kontrolloni atë për siguri. Ekzistojnë shumë skanera që janë falas dhe të besueshëm për të kontrolluar këto link-e; Ju sugjerojmë të provoni URLVoid. URLVoid skanon një link  duke përdorur shërbime të shumëfishta, të tilla si Google, MyWOT dhe Norton SafeWeb, dhe raporton rezultatet shpejt.

 

Raporti i Transparencës së Google

Duke shfrytëzuar teknologjinë e tyre të Shfletimit të Sigurisë, Google mund të shqyrtojë miliarda URL në ditë për të gjetur faqe interneti të pasigurta. Ata zbulojnë mijëra vende të rrezikshme çdo ditë dhe kanë zbuluar se shumë prej këtyre faqeve janë në të vërtetë të ligjshme, por gjithashtu janë  të komprometuara. Për të kontrolluar nëse një link është i rrezikshëm, thjesht lidhni një nga linket e tij në platformën falas të Google.


Kostot e fshehura të një interneti jo të qëndrueshëm.

Në biznes, një internet i paqëndrueshëm mund të të kushtojë më shumë sesa mendon.

 

Është normale të mendosh që të gjitha komapnitë dhe paketat e internetit janë njësoj.

 

Shërbimet më të lira të internetit mund të jenë të tilla për një arsye – shpejtësi e ulët, support i limituar dhe kufizime të tjera. Shpesh herë ndryshimi mes internetit të biznesit dhe internetit rezidencial mjegullohet – për shkak të shpenzimit të shtuar.

 

Por, sa është kostoja e vertetë e lidhjes së internetit për një biznes? Në këtë postim do përpiqemi të bëjmë një llogari të thjeshtë të kësaj.

 

Varesia Nga Sherbimet CLOUD

 

Nje biznes mesatar sot perdor deri 6 shërbime cloud.

 

Sherbimet cloud janë të varura jashtëzakonisht nga shpejtësia dhe qëndrueshmëria e internetit. (mendo Gmail, Google Drive, DropBox, POS(point of sale) etj.)

 

Nje shembull perfekt janë Kafenetë dhe Restorantet që përdorin shërbime POS(point of sale) në tablet(për kamarierët) ose kompjuter për të manaxhuar porositë ose për të pranuar pagesa me kartë. Të gjitha keto aplikacione janë në cloud, dhe si të tilla varen 100% nga shpejtësia dhe qëndrueshmëria e internetit. Kur interneti nuk fuksionon, as keto aplikacione nuk funksionojnë, punonjësit nuk arrijnë të koordinohen dot, dhe kush do që të bëjë pagesa me kartë nuk i bën dot. Keto shkëputje të lidhjes së internetit mund të jenë shumë dëmtuese për bizneset që kanë volum të madh transaksionesh.

 

Humbje e Aksesit të Emalive, dhe Sistemeve CRM

 

Pastaj është edhe humbja e aksesit të burimeve që keni. Një zyrë programimi që i hoston të gjitha dokumentet në cloud ose në server lokal, në momentin e shkeputjes së lidhjes së internetit e gjithë skuadra e programimt mund të humbasë aksesin dhe të ndalojë puna.

 

Shpejtësia e ulet.

Jo të gjitha problemet lidhen me shkëputjen e internetit.

 

Në fakt shumë probleme lidhen dhe me humbjen e paketave sic njihet nga teknikët. Këtë mund ta përjetoni si ngadalësim i internetit, shumë kohë për të hapur një faqe web, vështirësi për të dërguar një email, ngecje të web-konferencave…

 

Këto nuk janë probleme që lidhen me qëndrueshmërinë e internetit, por me shpejtësinë e tij. Vini re që këto probleme lidhen direkt me nivelin e shërbimit.

 

Le të llogarisim konkretisht kostot.

 

Le ti vendosim disa numra humbjes së internetit(ose shpejtësisë së ulet të tij).

 

Do të përdorim shembullin e kompanisë XYZ shpk. Ka shumë menyra për të llogaritur koston e shkëputjes së internetit për një biznes por në këtë rast do ta mbajmë të thjeshtë dhe do të fokusohemi në 2 gjëra: Shuma e pagave që kompania XYZ shpk. paguan punonjësit edhe pse ata nuk janë në gjendje të punojnë, dhe shitjet e humbura që shkaktohen.

 

Le ta marrim që 4 punonjës secili merr 50’000 Lekë në muaj, përfshirë sigurimet. Duke u bazuar në faktin që ata punojnë 40 orë në javë (pra full-time), biznesi shpenzon rreth 312 Lekë në ore per secilin punonjes.

 

Nëse secili nga këta punonjes humbet 4 orë produktiviteti në muaj, sasia totale bëhet 5’000 Lekë vetëm për të paguar kohën e humbur, çdo muaj.

 

Por kjo nuk është e gjitha.

 

Konsideroni të ardhurat e humbura që biznesi mund të jetë duke humbur. Le ta marrim që cdo punonjes është përgjegjes për të kontribuar të pakten 125’000Lekë cdo muaj, për punën e bere. Kjo është 781Lekë për ore në aktivitet shitjesh. Shumezojë këtë numër me 4 ore te humbura, dhe pastaj shumezoje per 4 persona, dhe kjo eshte 12’496 Leke te humbara nga shitjet cdo muaj.

 

Shtojmë tani kompesimin që duhet t’i paguajmë punonjësve (5’000 Lekë), bashkë me shitjet e humbura (12’496Lekë), dhe bashkë me kostot totale janë 17’496 Lekë. Por, mund të mendosh që punonjësit mund të bëjnë gjëra të tjera gjatë kohës që nuk ka internet, apo jo? E saktë, ose mendo sesa të varur jeni ndaj kompjuterave të sistemeve të IT. Le ta marrim se çdo punonjës ështe 75% i varur nga sistemet e IT. Shumëzo  0.75 x 17’496, dhe del 13’122 Lekë të humbura çdo muaj nga produktiviteti dhe shitjet e humbura.

 

Mund të marresh një lidhje interneti të qëndrueshme për shumë më pak para në muaj se aq.

 

Si ti shmangësh këto humbje duke zgjedhur një linjë të qëndrueshme interneti

 

  • A ka ISP-ja një historik të mire të shërbimit ndaj klientëve të biznesit?
  • Sa ka qene historiku i Uptime? Per Digicom i gjeni ketu
  • A ështe ISP-ja juaj pronare e infrastrukures apo thjesht rishitëse e internetit. Nëse është rishitëse e internetit nuk ka kontroll mbi performancën, sepse ata thjesht po e rishesin atë. Digicom është pronare e të gjithë infrastruktures së rrjetit me fibër optike.
  • Cfarë kapacitesh ka ISP per tu kujdesur për problemet që mund të ndodhin, stafi profesional dhe inxhinierik.
  • A munden ata të të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme per biznesin që minizon humbjen dhe njëkohësisht ka cmim të përballueshëm. Shiko ofertat e Digicom per Biznes këtu

 

Ti marrësh të gjitha pikat e mësipërme në konsideratë mund të kursejë shumë dhimbje koke – pa përmendur shpenzimet në afat-gjatë.


Si e mbron fibra optike mjedisin?

Si fibra optike do të shpëtojë botën?

Teknologjia është krijuar për të përmirësuar jetën tonë, duke e bërë më të lehtë dhe më të mirë, por ndonjeherë përparimet ndikojnë në botën tonë, prandaj kompania Digicom përdor teknologjinë e fibres optike dhe po bëhet cdo ditë me ekologjike,duke nxjerrë nga përdorimi telat e vjetra të bakrit.

Fibra optike ofron shumë përparësi krahasuar me kabllot e bakrit, nga lidhjet e shpejta të internetit deri në faktin se rrjetet e fibrave nuk kanë nevojë të ndryshohen pasi të instalohen sepse kompania i përmirëson ato duke ndryshuar teknologjinë që krijon pulsin elektronik të dritës dhe jo duke zëvendësuar kabllot e fibrave.

Për më tepër, fibra optike qelq po përdoret dhe në shumë fusha të tjera , jo vetëm telekomunikacion, sepse ato ofrojnë mundësi ndriçimi për mjekësinë, terapitë e lehta dhe industrinë e automobilave.

Por a e dini se kabllot me fibra optike kanë përfitime mjedisore?

Para së gjithash, sistemet kabllore me fibra optike harxhojnë më pak energji sesa sistemet kabllore koaksiale. Investigimet tregojnë se kabllot me bosht të përbashkët konsumojnë 3,5 vat për të transmetuar të dhëna mbi 100 metra, ndërsa sistemet me fibra optike përdorin vetëm më pak se 1 vat për të kryer impulse të lehta mbi 300 metra.

Më pak energji nënkupton më pak nxehtësi të prodhuar, prandaj kabllot me fibra optike nuk kanë nevojë për sisteme ftohëse që shpenzojne energji të tepërt për ta mbajtur atë në një temperaturë të përshtatshme. Kjo do të thotë se nevojiten më pak mjete për kondicionimin e ajrit, duke kursyer pajisjet.

Ruajtja e energjisë ndihmon në reduktimin e emetimeve të CO2, kabllot me fibra optike lëshojnë vetëm 7g dioksid karboni për çdo Gigabits të të dhënave. Sipas një studimi të bërë nga Ecobilan në vitin 2008, duke instaluar teknologjinë e fijeve optike, në 30 vjet bizneset e telekomunikacionit mund të ulin emisionet e dioksidit të karbonit në 30 milionë ton vetëm në Europë dhe kjo gje është në planin e Këshillit të Evropës.

Një përfitim tjetër është që kabllot e komunikimit me fibra optike mund të instalohen nën oqeane, dhe kane nevojë për më pak burime sesa sistemet kabllore nëntokësore

RoHS eco-friendly

Që nga viti 2003, Direktiva për Kufizimin e Substancave të Rrezikshme (RoHS) është kujdesur që pajisjet elektrike dhe elektronike të mos përmbajnë më shumë se nivelet e pranuara të metaleve të rënda siç janë: Plumbi, Merkuri, Kadmiumi dhe Kaliumi Hvalvalent, i njohur për shkaktimin e disa sëmundjeve të tilla si anemia ose dëmtimit të veshkave dhe ndotjen e mjedisit.

Digicom mbeshtet direktiven e Bashkimit Europian duke kuptuar shëndetin e RoSH dhe shqetësimet mjedisore dhe punojnë për t’i bërë sistemet me fibër optike gjithnjë e më shumë eko-miqësore.

Më pak bakër, më shumë siguri!

Por, saktësisht si do të shpëtojë botën fibra optike ?

Kabllot koaksiale janë bërë nga bakri. Dhe nuk është sekret për askënd që nxjerrja e këtij metali është shumë kontaminues dhe madje e rrezikshme.

Minierat e bakrit ndikojne te bimësia, uji dhe jeta biologjike pranë zonave minerare, për shkak të kullimit të minierave të acidit të shkaktuar nga oksidimi i sulfideve të metaleve. Zonat e prekura keq nuk janë as në gjendje të mbështesin jetën. Dhe për të mos folur për dëmet e shkaktuara te njerëzit, ekspozimi i gjatë ndaj këtij metali me ngjyrë të kuqërremtë mund të shkaktojë kancer të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës.

Sidoqoftë, fibra optike është bërë nga një xham shumë i pastër dhe ky xham është I perbërë kryesisht nga Dioksidi i Silikonit, elementi i dytë më i bollshëm në Tokë pas Oksigjenit. Dioksidi i silikonit (SiO2) është përbërësi kryesor i rërës dhe gjithashtu mund të gjendet në shkëmbinj, baltë dhe madje edhe ujë, kështu që planeti nuk po mbaron nga ky përbërës!

Procesi i nxjerrjes së silicit nga rëra konsiston në heqjen e oksigjenit nga ai, duke ngrohur një përzierje silicie dhe karboni në një temperaturë më të lartë se 2.000 ºC.

Po Shqipëria?

Ne vendin tonë jane bërë hapa të rëndësishem para për sa I përket teknologjisë dhe ruajtjes së mjedisit.

Dhe sa herë flitet për Fibrat Optike mendja na shkon te Digicom, operator I vetëm në treg që operon 100 % nëpërmjet fibrës. Madje dhe sllogani që kjo kompani ka lancuar së fundi në treg është “RROKE FIBREN”

Digicom, ka instaluar një rrjet optik gjigand komplet nëntokësor prej më shumë se 600 km vetëm në qytetin e Tiranës, duke mundësuar kështu për cdo banor të kryeqytetit qasje në internet më të shpejtë dhe më të sigurt. Falë kësaj teknologjie të avancuar, Digicom solli ne vitin 2018 për herë të parë në Shqipëri internetin me shpejtësi 1 Gigabit/s, shpejtësi e cila ofrohet vetëm në tre vende në rajonin tonë.

SHPEJTËSIA E INTERNETIT ËSHTË E ARDHMJA, DHE E ARDHMJA DUHET TË JETË EKO-MIQËSORE.

DIGICOM, RROKE FIBRËN


Kabëll vs Fibër Cila është më e mira për biznesin tuaj?

Që nga kontakti me klientët, bashkëpunimi me partnerët e deri tek konferencat virtuale, shpejtësia dhe performanca e lidhjes së internetit ka një impakt definues në bërjen e biznesit. Interneti duhet të jetë diçka që punonjësit nuk e mendojnë fare – thjesht duhet të funksionojë.

Të kuptuarit e ndryshimit të diferencave mes internetit me kabëll ose fibër optike ju ndihmon të merrni vendimin më të mirë për internetin e kompanisë tuaj.

 

Shpejtësi e njëjtë Upload dhe Download

Me kabëll, duhet shumë herë më shumë kohë për të bërë upload një dokument sesa për ta bërë download. Pse? Të gjitha lidhjet e internetit me kabëll përdorin Bandwidth Asimetrik, ku të dhënat trasmetohen më shpejt në një drejtim sesa në tjetrin.

 

PSE?

Me bandwidth simetrik, fibra optike ka të njëjtën shpejtësi Upload dhe Download – duke e bërë zgjidhjen superiore për të mbështetur aplikime kritike të biznesit, back up të të dhënave, akses në aplikacionet e bazuara cloud, me shkëmbim të madh të dhënash.

 

Sinjal i Fortë

Sinjal i transmetuar me fibër optike dobësohet shumë më pak me rritjen e distancës së trasmetimit (me fishë fizike) – e cila përmirëson shumë shpejtësinë e sinjalit, qëndrueshmërinë dhe cilësinë.

 

PSE?

Sepse me lidhjen me kabëll, të dhënat udhëtojnë nëpërmjet një kablli koaksial prej bakri i cili është krijuar për të mbartur sinjalet televizive. Lidhjet me fibër i trasmetojnë të dhënat nëpërmjet dritës përmes filamenteve prej silikoni më të holla se një fije floku.

 

Një internet i paqëndrueshëm është i keq për biznesin.

Qëndrueshmëria e internetit mund të bëjë diferencën mes një klienti të lumtur dhe nje klienti të palumtur.

Nëse jeni duke bërë një konferencë virtuale mund të jetë vendimtar ne suksesin e mbledhjes ose mund të kthehet në një humbje të madhe kohe. Më e keqja, një network i paqëndrueshëm mund ti kushtojë biznesit tuaj para.

 

Shpejtësia

Shpëjtësitë e përgjithshme të internetit me kabëll janë gjithmonë më të ngadalta se shpejtësitë e ofruara nga fibra. Shpejtësitë e internetit me kabëll variojnë nga 1-15 Mbps.

Në krahasim, fibra është super e shpejtë duke ofruar shpejtësi nga 50 Mbps deri ne 1000 Mbps. Shpejtësitë e pakrahasueshme të fibrës lejojnë një numër të madh përdoruesish të lidhen në të njëjtin rrjet njëkohësisht pa kompromentuar performancën.

 

Çmimi

Interneti me kabëll zakonisht kushton nga 1200Lekë/muaj për 2-8 Mbps. Tarifa e instalimit është ekstra. Në krahasim fibra ofron 10 fishin e shpejtësisë për afërsisht të njëjtin çmim duke filluar 1490 Lekë për 10 Mbps dhe 1990 Lekë për 50 Mbps.

 

Përfundimi

Zgjedhja e shërbimit të internetit optimal për biznesin tuaj nuk është diçka që bëhet njëherë dhe harrohet. Ndërkohë që biznesi yt zgjerohet dhe evolon dhe interneti juaj duhet të bëjë të njëjtën gjë.

 

Kliko linkun më poshtë për të parë zonën e mbulimit me fibër optike nga Digicom në Tiranë.

Zona Mbulimi


Pse fibrat optike janë e ardhmja e Komunikimit Dixhital? 7 Arsye që i bëjnë fibrat optike të domosdoshme në jetën tonë!

Fibrat optike janë tashmë duke transformuar industrinë e komunikimit.

Kabllot me fibra optike janë forma më e shpejtë e internetit dhe transferimit të të dhënave aktualisht në dispozicion, e cila ka të ngjarë që të bëhet përfundimisht një standard në industri.

Shfaqja e rrjetit 5G, videove HD dhe aplikacione të tjera të teknologjisë së lartë, po nxit nevojën për lidhje më të mirë interneti në pothuajse çdo hapësirë, që nga shtëpia, vendet e punës, si dhe ndërtesat e zyrave komerciale.

Përgjigjia ndaj çdo kërkese është fibra optike, si një teknologji primare e aftë për të mbështetur këto aplikacione sot dhe në të ardhmen.

Lidhja me fibër optike mund t’ju japë një avantazh të madh gjithashtu dhe kompanive të të gjitha madhësive, si dhe organizatave që përdorin cloud për aplikacione ose ruajtje të dhënash.

Ju ftojmë të njiheni përmes këtij artikulli me disa arsye pse fibra optike është investimi më i mirë dhe më i sigurt që mund të bëni:

 

  1. Shpejtësia

Interneti me fibra optike është shumë herë më i shpejtë se lidhjet me internet të bakrit. Edhe në rastet kur ka kërkesa të shumta për akses, interneti me fibra optike nuk ka gjasa të ngadalësohet. Ju dhe familja juaj do të mund të navigoni me shpejtësinë më të lartë të mundshme, duke pasur mundësi të përfundoni më shpejt kërkimin tuaj, të shkarkoni filma, muzikë dhe video në një kohë fare të shkurtër.

 

  1. Bandwidth më i lartë

Fibra optike ka aftësinë për të transmetuar më shumë të dhëna.

Ajo ka një bandwidth të lartë, shpejtësia është rreth 100 herë më e lartë se sa me teknologjinë ADSL. Rrjetëzimi midis kompjuterave është bërë më i lehtë dhe gjithashtu më i përshtatshëm.

Nuk do ju duhet të përjetoni mbingarkesë të të dhënave apo të prisni me orë të tëra për një transmetim të plotë. Transferimi i file-ve në fakt do t’ju marrë më pak kohë, pasi mund të transferoni më shumë të dhëna në të njëjtën kohë.

 

  1. Kosto më e ulët? – Në fakt, PO!

Kostoja për të instaluar kabllot me fibra optike gjithmonë është konsideruar relativisht më e lartë në krahasim me opsionet e tjera.

Megjithatë, po të analizoni koston e përgjithshme të pronësisë, e cila përfshin instalimin, mirëmbajtjen dhe koston e përdorimit, do të shikoni se është shumë më e volitshme se sa e keni menduar.

Përveç kësaj, kabllot me fibra optike janë një zgjedhje e qëndrueshme, e cila do t’ju shërbejë për një kohë të gjatë duke kërkuar pak mirëmbajtje. Gjithashtu, mbani në mend se kostoja e mirëmbajtjes zvogëlohet me kalimin e kohës me përparimin në teknologji.

 

  1. Qëndrueshmëri dhe besueshmëri

Një tjetër përfitim i përdorimit të fibrave optike është qëndrueshmëria e tyre ndaj ndryshimeve të motit apo të temperaturave.

Lidhja e internetit do të mbetet e pandryshueshme dhe e paprekur. Interneti nuk do të ndërpritet nga lagështia, nxehtësia apo interferencat elektromagnetike, pasi kabllot me fibra optike nuk transmetojnë elektricitet.

Kështu që nuk do ju duhet të përjetoni ndërprerje të transmetimit të të dhënave, siç mund të ndodhë zakonisht.

 

  1. Distanca më të gjata

Kabllot me fibra optike mund të transmetojnë sinjale shumë më larg se sa kufizimi tipik 328 metra i kabllove të bakrit. Për shembull, disa kabllo me fibra prej 10 Gbps mund të transmetojnë sinjale pothuajse 40 kilometra. Distanca aktuale varet nga lloji i kabllit, gjatësia e valës dhe rrjeti.

 

  1. Më i hollë dhe më i fortë

Krahasuar me kabllot e bakrit, fibra optike është më e hollë dhe më e lehtë në peshë. Fibra mund të përballojë më shumë presion se sa bakri dhe është më pak e prirur për t’u dëmtuar dhe thyer.

 

  1. Siguria kibernetike

Ndoshta një nga përfitimet më të neglizhuara por thelbësore të lidhjes me fibra është se kabllot me fibra janë shumë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.

Në një epokë ku rrjedhjet e informacionit ndodhin shpesh dhe kompanitë paguajnë gjoba për humbjen e të dhënave të klientëve, ruajtja e informacionit mbetet e një rëndësie të veçantë.

Aftësia për të ofruar një infrastrukturë më të sigurt të lidhjes është duke u bërë shpejt një faktor dallues i rëndësishëm.

 

Digicom me “shpejtësinë e së ardhmes” të jep mundësi për të kryer gjithçka në të njëjtën kohë, pa vonesa dhe në mënyrë të sigurtë.

Për çdo individ, familje apo biznes, interneti i qëndrueshëm dhe i shpejtë, nuk është më një luks.

Besoji fibrës optike, cilësisë dhe shpejtësisë së saj fantastike.

1 Gigabit shpejtësi e garantuar nga Digicom Albania, një shpejtësi që pasi ta keni provuar njëherë, s’do të doni të hiqni kurrë dorë nga cilësia e tij.

Rroke fibrën dhe ajo s’do t’ju zhgënjejë!


Çmimi "Nobel" në fizikë për vitin 2009 është dhënë për fibrat optike.

Fibrat optike dhe sensorët e dritave elektronike janë shumë familjare për ne. Fituesit e çmimit “Nobel” për fizikën – Charles Kao, 78 vjeç, i lindur në Shangai, Willard Boyle, 85 vjeç, kanadez dhe George Smith, koleg i Boyle në Laboratorët Bell (SHBA) – duket se është dhënë me qëllim çmimi për të na kujtuar se bëhet fjalë për teknologji të sofistikuara, thuajse fantastiko-shkencore. Në të vërtetë, duhet të mrekulloheni çdo herë që e përdorim. Rrjeti i fibrave optike, që sot mbështjell botën, është i gjatë sa perimetri i planetit tonë, i shumëzuar me 25 mijë: deri tridhjetë vjet më parë shtrohej pyetja nëse njerëzimi do të arrinte ndonjëherë të bashkonte dy pjesë fibrash optike. Sensorët optikë të quajtur CCD (Charge Coupled Device), nxorën nga funksioni filmat dhe lastrat të cilat janë zemra e aparateve fotografike dixhitale dhe kushtojnë vetëm disa dhjetëra euro. Në fillim ishin shumë të kushtueshme dhe përdoreshin vetën në telekamerat e anijeve hapësinore dhe te teleskopët. “Stërgjyshet” e fibrave optike, fije xhami ose polimerësh të hollë, sa një qime ku të dhënat udhëtojnë nën formën e impulseve të ndritshëm, kanë lindur në Anglinë viktoriane, për të ndriçuar shatërvanët publikë dhe pastaj u aplikuan në gastroskop, një mjet që mjekët e përdornin për të eksploruar kavitetin e stomakut. Në vitin 1955, i rishpiku Narinder Kapany, kërkues me origjinë indiane që punonte në “Imperial College” në Londër. Por, në fillim ishin vetëm një ekstravagancë teknologjike, nga e cila përfituan arkitektët dhe dizenjatorët. Shpikja e lazerit dhe fibrave optike, gjithmonë e më shumë eficiente për transferimin në distanca të mëdha të impulseve të dritës, i hapën rrugë përdorimit të fibrave optike në fushën e telekomunikacionit. Kjo është edhe merita e Charles Kuen Kao që u nderua me çmimin “Nobel”. Eksperimenti i parë i telekomunikacionit me fibra optike u bë në vitin 1966 në laboratorët e kompanisë telefonike amerikane ITT. Fibrat optike janë shumë transparente. Sasia e informacionit që mund të kalojë në fibrat që gjenden sot në përdorim, i kalon 50 miliardë bajt për sekondë, d.m.th sa përmbajtja në 50 mijë libra. Një fibër optike e vetme, e hollë sa një fije floku, është e mjaftueshme për të siguruar gjithë trafikun telefonik mes Europës dhe Amerikës.

Digicom prej 2014 sjell teknologjinë më inovatore të Charles Kao dhe George Smith në sektorin e teknologjisë dhe telekomunikacionit. Gjithashtu ka sjellë për herë të parë në familjet shqiptare internetin 100% me fibër optike duke ofruar shpejtësi, cilësi dhe stabilitet, telefonata me cilësi më të lartë të transmetimit të zërit dhe IPTV multifunksionale.

Për të lundruar në internet me shpejtësinë e dritës zgjedhja e vetme është Digicom!


Njeriu i cili zbuloi se kompjuteri 30 vjeçar Apple akoma punon!

Një profesor në New Yorkut kujtoi fëmijërinë e tij pasi postoi disa imazhe të kompjuterit të tij të vjetër Apple lle në Twitter.

John Pfaff nxori nga papafingo kompjuterin e vjetër i cili kishte vite që qendronte aty dhe për habinë e tij, ai akoma punonte!

“Vendos një disk lojrash. Pyet nëse dua ta rikthej një lojë të ruajtur! Duhet të jetë 30 vjeç tani! Dhe unë jam 10 vjeç përsëri!” Shkruajti ai në twitter.

Apple IIe ishte modeli i tretë në serinë e Apple II dhe u lançua në treg në vitin 1983. Ky version përmbante veçori të tilla si aftësia për të përdorur shkronjat e mëdha dhe të vogla dhe funksionimin e plotë të tasteve Shift dhe Caps Lock.

Pfaff rivendosi lojën e Adventureland, një lojë komande me tekst e cila doli në treg  për mikro kompjuterat nga Scott Adams në vitin 1978.

“Çfarë duhet të bëj më pas,” lexon në ekran.

“Kjo është e ndërlikuar, sepse tre dekada më vonë unë nuk mund ta mbaj mend mirë se ku e lashë këtë raund të Adventureland”.

Pfaff gjeti disqe me disa lojëra të ndryshme të kohës duke përfshirë; Millionware, Neuromancer dhe Decathlon Olimpike.

Përveç gjetjes së lojërave në disqe, Pfaff i erdhi nëpër mend kopjet e ruajtura të detyrave të shkollës së tij të mesme dhe një shënim nga babai i tij i ndjerë.

“Sapo gjeta këtë letër që babai im shkruajti në vitin 1986, kur unë isha 11 vjeç në kampin veror”, shkruajti ai në twitter. “Babai im vdiq pothuajse pikërisht një vit më parë. Është e mahnitshme të hasim diçka aq ‘të zakonshme’ prej tij.

Pfaff u tregoi fëmijëve të tij për sistemin e cilësisë së mirë vintage dhe reagimi i tyre është ajo që çfarë do të presim nga një brez që ka kaluar në iPhone X.

“Djali im i madh, i cili është 9 vjeç, pyeti i habitur “ky është një kompjuter ?! “jam vërtet i surprizuar, dhe pastaj u drejtua te disketat dhe pyeti “çfarë janë ato?”

Binjakët e mi më të vegjël  vetëm qeshnin se sa qesharake u dukej e gjithë kjo.

 

Burimi: CNN


Page 1 of 212