Akujt që po shkrihen në Arktik hapin një rrugë të re për kabëllin me Fibër Optike - Digicom Fiber
Zyrat Qendrore,
Rruga Papa Gjon Pali II,
ABA Business Center, Tirane
Suporti Teknik: +355 45 600 110
Shitjet: +355 45 600 111
Posta elektronike
contact@digicom.al

Akujt që po shkrihen në Arktik hapin një rrugë të re për kabëllin me Fibër Optike

Akujt që po shkrihen në Arktik hapin një rrugë të re për kabëllin me Fibër Optike
by

Kabëlli i propozuar nga Cinia dhe MegaFon do të ulte ndjeshëm vonesat dhe rriste diversitetin gjeografik.

Mënyra më e mirë për të reduktuar vonesat është duke bërë të mundur që sinjali të udhëtojë në distancën më të shkurtër fizike të mundshme. Kjo gjë duket fare qartë në kabllot me fibra optike nënujore që kalojnë përmes oqeaneve për të lidhur kontinentet. P.sh. dihet që do të ketë gjithmonë vonesa midis Evropës dhe Amerikës, por kjo ndikohet shumë në varësi të zonave që shtrihet kabëlli.

Pikërisht për këtë arsye, kompania Cinia me bazë në Helsinki e cila operon rreth 15,000 kilometra kabëll me fibër optike, dhe MegaFon, një operator Rus telekomunikacioni, nënshkruan një memorandum për zgjatjen e një kabëlli përgjatë detit Arktik. Ky kabëll, nëse ndërtohet, jo vetëm që do të reduktonte vonesat e përdoruesve midis Evropës, Azisë dhe Amerikës së Veriut, por do të ofronte gjithashtu diversitet gjeografik për të cilin infrastruktura e kabëllit nënujor në botë ka shumë nevojë.

Për të qënë më të qartë, pjesa dërrmuese e kabllove nënujore i bie përqark botës kryesisht në rrugë të ngjashme me njëra -tjetrën: Nga bregu perëndimor i SHBA-ve kabllot shtrihen përgjatë Atlantikut verior për në Evropë, përmes Mesdheut dhe Detit të Kuq, kalojnë në Oqeanin Indian, më pas në Detin e Kinës së Jugut dhe në fund arrin në bregun perëndimor të SHBA-ve përmes Paqësorit. Sigurisht që ka dhe rrugë të tjera por asnjëra nuk ka këtë dërgesë të madhe të dhënash si kjo që sapo përmendëm.

Ari-Jussi Knaapila, CEO i Cinia, vlerëson se kabëlli i planifikuar për në Arktik, i cili do të shtrihet nga Alaska në Londër, do të shkurtonte distancën fizike midis Evropës dhe bregut perëndimor të Amerikës së Veriut me 20 deri 30 përqind. Një kabëll shtesë do të zgjatet deri në Kinë dhe Japoni për një total prej 10,000 kilometrash.

Knaapila shton gjithashtu se kabëlli është një përpjekje e rëndësishme për të rritur diversitetin gjeografik të infrastrukturës nënujore. Duke qenë se shumë kabuj zgjaten gjatë së njëjtës rrugë, ngjarje të ndryshme si p.sh. tërmete, tsunami, rrëshqitje të shtratit të detit ose qoftë edhe një ankorim emergjent nga një anije, mund të dëmtojë shumë kabuj njëkohësisht. Në 19 Dhjetor 2008, 14 shtete humbën lidhjet me internetin pasi spirancat e nje anijeje këputen 5 kabuj të rëndësishëm nënujor në Mesdhe dhe Detin e Kuq.

“Kabujt nëndetëse janë një opsion më i besueshëm se ato tokësore për të njëjtën gjatësi”, – thotë Knaapila.Por kur ndodh një difekt, koha e riparimit është më e gjatë tek nëndetëset.” Mënyra më mirë për të evituar shkëputjet e internetit kur një kabëll dëmtohet është të kesh gati kabuj të tjerë diku tjetër te cilet nuk janë të ndikuar pikërisht nga ngjarja që shkaktoi dëmin.

Vendosja e kabujve përtej Oqeanit Arktik nuk është një ide e re midis projekteve të tjera të propozuara, përfshirë këtu edhe atë të Fibrave Arktike i mbetur përgjysëm dhe që nuk ka përfunduar ende. Në të kaluarën, sezoni i lundrimit në Arktik ishte shumë i shkurtër, çka krijonte vështirësi për të ndërtuar me lehtësi kabllo nënujorë. Tani, shkrirja e akullit të detit për shkak të ndryshimit të klimës, po e zgjeron këtë dritare duke e bërë sezonin e lundrimit të mundur për një periudhë më të gjatë kohore.(Këto rrugë të reja lundrimi po shfytëzohen më së miri edhe nga industria e transportit detar).

Hapi i parë për firmat nën memorandumin e mirëkuptimit është që deri në fund të vitit të krijohet një kompani që do të angazhohet me projektin e zhvillimit të kabllove. Më pas vijon puna për monitorimin e shtratit të detit ku do të kalojë kabëlli,  lejët e ndërtimit (për të dy komponentët në det dhe ato jashtë detit), dhe në fund, vendosja e kabëllit. Sipas Knaapila, 700 milion euro janë alokuar për këtë investim.

Specifikat teknike të vetë kabëllit ende nuk janë mirë të përcaktuara. Shumica e kabllove me fibër optike përdorin gjatësi vale të dritës rreth 850, 1300, ose 1550 nanometra, por tani për tani, qëllimi është të mbetet sa më fleksibël të jetë e mundur. Për të njëjtën arsye, sasia e dërgimit të të dhënave për kabllon e propozuar mbetet për tu vendosur. Sigurisht, jo të gjitha projektet kabllorë realizohen. Ekspresi i Atlantikut të Jugut (SAex), do të ishte një nga lidhjet e para të drejtpërdrejta midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut, duke përfshirë (lidhur) edhe ishuj të largët si Shën Helena gjatë rrugës. Por “SAex” ka hasur në vështirësi me fondet dhe aktualisht ky projekt është lënë në harresë. Cinia dhe MegaFon shpresojnë të shmangin një fat të ngjashëm.